E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Të zhgënjyer nga reforma. Do krijojmë një pol të ri të së majtës

Share

Zhgënjimi nga reforma zgjedhore duket se do të çojë në ndarjen e së majtës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, në emisionin Intervista në Vizion Plus, ka lajmëruar se aleatët e PS po shohin mundësinë e krijimit të një poli të ri të së majtës. Gjinushi ka kritikuar PS për çështjen e sistemit zgjedhor, por edhe për strategjinë e saj ndaj aleatëve, duke deklaruar se Milo, Ndoka, Petro Koçi si dhe parti të tjera po negociojnë për të krijuar polin e ri. Gjinushi ka lëshuar kritika të forta ndaj reformës zgjedhore që u mbyll një ditë më parë, duke deklaruar se opozita dështoi. Gjinushi është shprehur edhe kundër heqjes se imunitetit, i cili, sipas tij është e vetmja garanci për opozitën. Sipas Skënder Gjinushit, një prej gabimeve më të mëdha të PS ishte rrëzimi i kërkesës së partive të vogla për korrektimin e sistemit, gabim që do të ketë pasoja në betejën elektorale të vitit 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›