Klinton në Evropë për koordinim të veprimit ndaj krizës në Libi
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, , takohet sot në Gjenevë me aleatët kryesorë evropianë, në përpjekje të koordinimit të përgjigjes ndërkombëtare ndaj krizës në Libi.
Zonja Klinton do të flasë edhe në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, që dëshiron ta përjashtoj Libinë nga kjo trupë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, tashmë ka imponuar sanksione në udhëtim dhe në pasuri, kundër liderit të Libisë, Muamer Gadafi, dhe qarqeve të tij të brendshme.
Gjithashtu, është miratuar edhe embargoja e armatimit dhe është kërkuar që goditja e Gadafit ndaj protestuesve në Libi, nga e cila mund të jenë vrarë më se 2 mijëpersona, të shqyrtohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.