E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënon fushatën e frikësimit në Iran

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar Iranin, për atë që sipas Uashingtonit, është një “fushatë e organizuar e frikësimit”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Irani ka arrestuar liderë politikë dhe aktivistë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, liderë të studentëve dhe gazetarë.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Teheranin, se nuk u ka lejuar shtetasve të marrin informacione, duke i penguar transmetimet satelitore dhe duke i bllokuar faqet në Internet.

Ky njoftim i Shtëpisë së Bardhë u bë pasi një grup ndërkombëtar tha se dy liderë opozitarë iranianë, Mirhossein Mousave dhe Mehdi Karoubi, janë lëvizur nga shtëpitë e tyre në Teheran, ku ata praktikisht ishin nën arrest shtëpiak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›