E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton presion Indisë për Iranin

Në Kalkuta, ajo përgëzoi Indinë “e cila ka ulur kërkesën për naftë nga Irani” dhe u shpreh shpresëplotë se Nju Delhi do të bënte më shumë në këtë drejtim.

India është vënë nën presion që të blejë më pak naftë nga Irani për shkak të programit të dyshuar bërthamor të Teheranit, i cili ngul këmbë se e ka për qëllime paqësore.

Klinton shtoi se Pakistani duhet të veprojë kundër Hafiz Saeedit, themeluesit të grupit i cili fajësohet për sulmet në Mubai në vitin 2008.

“Arsyeja pse Indisë, Kinës, Japonisë etj, të cilat janë blerësit primarë të naftës iraniane, iu kërkohet të ulin kërkesën për naftë nga Irani është se ne duhet ta mbajmë Teheranin nën presion”, tha Klinton në stacionin e parë të vizitës së saj në Indi.

SHBA-të dhe partnerët e saj perëndimor dyshojnë se Irani po përdor programin e tij bërthamor për të prodhuar armë bërthamore. Teherani thotë se program është vetëm për qëllime paqësore.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-07 17:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›