E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel për Greqinë dhe Francën

Merkel deklaroi sot se Presidenti i ri i Francës, François Hollande, do të pritet ''me krahë hapur" gjatë vizitës së tij të parë në Gjermani, që do të zhvillohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga presidenti në ikje Sarkozy. "Do të bashkëpunojmë ngushtë dhe në mënyrë shumë intensive", u shpreh kancelaria.

"Bashkëpunimi franko-gjerman është tepër thelbësor për Evropën dhe ekziston një vullnet i fortë që blloku evropian të arrijë kapërcimin me sukses të situatës aktuale", shtoi Merkel.

Ndërsa në lidhje me Greqinë, ku partitë në pushtet që ishin pro masave drakoniane ekonomike në vend dështuan, Angela Merkel deklaroi se vazhdimi i zbatimit të reformave të ndërmarra në Greqi ishte i "një rëndësie thelbësore".

"Është e një rëndësie thelbësore që programi i reformave të ndërmarra në Greqi të vazhdojë të zbatohet", deklaroi ajo gjatë një konference për shtyp në Berlin.

                                                                                             2012-05-07 20:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›