E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton perpjekja per te sulmuar fushaten e Obames

Tre persona janë akuzuar për për një tentativë të dështuar sulmi ndaj  selisë se fushatës së presidentit, Barak Obama në Çikago dhe për hedhjen e koktejeve të molotovit ndaj policisë, në prag të samitit të NATO-s. Policia sqaroi se udhëheqësit e më shumë se 50 vendeve të mbledhur  në samitin dy-ditor në Çikago, nuk kanë qenë të kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Në një seancë dëgjimore, prokurorët thanë se tre të rinjtë e kanë përshkruar veten si anarkistë, të cilët disa javë më parë ishin mburrur në lidhje me dëmin që do të shkaktonin në Çikago. Të arrestuarit thuhet se kanë blerë karburant në një stacion gazi për bombat e improvizuara dhe e kanë derdhur atë në shishet e birrave para se të arrestoheshin nga policia. Nëse shpallen fajtorë për të gjitha akuzat - konspiracion për kryerjen e terrorizmit, mbështetje dhe mbajtje materialesh për terrorizëm, dhe posedim eksplozivi – ata mund të dënohen deri në 85 vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›