Kurbin, plagosin kushëririn për pronën, arrestohen

Një 24-vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri nga kushërinjtë e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë Milot të rrethit të Kurbinit, ndërsa policia ka mundur të arrestoj vetëm pak kohë më vonë dy të dyshuarit për këtë ngjarje si dhe armën më të cilën dyshohet se është qëlluar i plagosuri Besian Përdoda, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime nga policisa e Kurbinit kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22. 00 të së dielës, ndërsa ka shoqëruar edhe një person të tretë për mos kallzim krimi. Besian Përdoda ka patur një sherr me dy kushërinjëve të tij për motive pronësie. Ata kanë nisur të debatojnë e më pas dhe kanë ofenduar njëri tjetrin. Pas kësaj kushërijtë janë rrahur më parë mes tyre në hyrje të oborrit të banesës së Besnikut, por sherri nuk ka mbaruar me kaq. Dy kushërinjtë e tij, Preng Përdoda dhe Kastriot Përdoda, janë larguar menjëherë duke u kthyer më pas me një automatik kallshnikov dhe kanë qëlluar mbi 24-vjeçarin Përdoda, duke e lënë të plagosur rëndë atë. Pas plagosjes dy vëllezërit Preng dhe Kastriot Përedoda janë larguar nga banesa, për tu arrestuar nga ana e policisë në hyrje të Milotit vetëm 25 minuta pas krimit. Policia e Kurbinit ka arrestuar gjithashtu edhe Elton Përdodën i cili ka qenë prezentë në vëndin e ngjarjes dhe fillimisht ai nuk ka treguar autorët dhe motivet e krimit. Policia ka bërë të ditur se shkak për këtë krim është bërë një pronë që pretendohej nga të dyja palët, dhe që përfundoi me plagosjen rëndë të 24-vjeçarit Besian Përdoda