E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton, thirrje Nigerisë: Të ndalet dhuna ndërfetare



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton është shprehur se është tronditur përballë dhunës nderfetare në Nigeri që është duke u shfaqur së fundmi. Madje kryediplomatja amerikane i bëri thirrje popullit nigerian të ndalë dhunën.
"U bëjme thirrje palëve të përfshira në perleshjet e fundit të ndalin dhunën, dhe të gjithë fajtorët e saj të dalin para drejtësisë. Gjithashtu qeveria nigeriane duhet të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të rivendosë rendin ne vend", deklaroi Klinton në një konferencë për shtyp në Uashington.
Dhuna ndërfetare mes muslimaneve dhe të krishterëve që perfshiu Nigerinë dy ditët e fundit ka shkaktuar, sipas mediave ndërkombetare, të paktën 500 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›