E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton uron Jahjagën: Udhëheqësja e parë në ish-Jugosllavi inspirim për gratë

Atifete Jahjaga

Prishtinë, 14 prill 2011, NOA – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton i ka dërguar sot një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të vendit. Kryediplomatja amerikane e uroi presidenten e Kosovës, që arriti të bëhej femra e parë udhëheqëse e një shteti në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Si femra e parë udhëheqëse e shtetit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, udhëheqja e Juaj pa dyshim do të inspirojë gra dhe vajza në tërë regjionin dhe do ti tregojë tërë botës vlerat demokratike dhe tolerancën që shteti Juaj i ri i ka përqafuar, shkruan në mesazh sekretarja amerikane e Shtetit.

Ajo risjell në vëmendje takimin e parë me zonjën Jahjaga në Prishtinë, një vit më parë.

E kujtoj me dashuri takimin tonë në Prishtinë vitin e kaluar. Me padurim pres që të punoj me Ju në përmirësimin e rolit të femrës në regjionin e Ballkanit dhe të vazhdojmë përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar qeverisjen e Kosovës, që ta vendosim sundimin e ligjit në tërë shtetin dhe ta zgjerojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, theksoi Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Rodham Clinton, e cila i uroi suksese në detyrën e saj si Kryetare e Shtetit më të ri të Europës.

mit/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›