E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për rastin Kleçka

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 16:00

I akuzuari i nëntë, që është përfshirë për akuzën për krime lufte për rastin “Kleçka”, sot është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.

Folco Galli, zyrtar nga Zyra e Policisë dhe e Drejtësisë ne Bernë, e ka konfirmuar ekstradimin për portalin "Presheva Jonë".

Arben Krasniqi është pjesë e grupit që ditë më parë është arrestuar nga EULEX për dyshime për krime lufte, ku bën pjesë edhe drejtori i Policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi. Për këtë rast, EULEX-i kishte lëshuar urdhërarrest edhe ndaj deputetit Fatmir Limaj, por ai nuk është arrestuar pasi gëzon imunitet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›