E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi: Haki, do të nominoj

24/04/10 19:00

Klodi shtrihet të flejë, por banorët mendojnë se është vonë për të fjetur pasi duhet të përgatiten për spektaklin. Kështu, Erioni dhe Hakiu nuk e lënë të flejë. Klodi u thotë se cilido që do ti thojë të ngrihet, ai do ta nominojë, ndaj ua bën të qartë djemve këtë gjë. Sapo mbaron fjalën, Hakiu i thotë të ngrihet. Klodi ia kthen se e paralajmëroi, ndaj do ta nominojë. Por, Hakiu i thotë se kjo gjë, që Klodi do ta nominonte, dihej dhe nuk ishte e nevojshme kjo gjë. Ai shton duke qeshur se nuk i bëhet vonë nëse e nominon Klodi apo jo. Klodi përsërit fjalinë e Kikës me habi, ndërsa ai thotë se tashmë është mësuar me nominimet. Klodi mendon se Hakiu është mësuar të nominohet prej tij, por jo të dalë gjithnjë në nominim pasi këto dy fakte kanë diferencë. Hakiu i thotë se disa herë, Klodit i a shkuar huq nominimi ndaj tij, pasi nuk ka dalë. Ndonjëherë edhe qëllon në shenjë- thotë Klodi.
Pas kësaj bisede, banorët fillojnë nga përgatitjet për spektaklin. Fillimisht ata rregullojnë dhe pastrojnë shtëpinë e më pas prgatiten edhe vetë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›