Klodi, i mërzitur për largimin e Adës Më mirë të dilja unë se ajo
Pas mbrëmjes së spektaklit të madh të “Big Brother” në “Top Channel”, siç edhe pritej, banorët e vjetër dhe ata të rinj kanë nisur të flasin e të njihen më nga afër me njëri-tjetrin. Por nuk kanë munguar edhe sqarimet mes të vjetërve, të cilët po përpiqen të afrohen edhe një herë dhe të komunikojnë mes tyre siç është edhe rasti mes Domenikës dhe Bertinës. Thuajse të gjithë janë të mërzitur për shkak të largimit të Adës, të cilën nuk e prisnin aspak.
Festë dhe njohja me të rinjtëFesta ka vazhduar për banorët, por në të njëjtën kohë ata i lënë hapësirë edhe njohjes me banorin e ri, Mandin. Ai u tregon atyre gjëra të përgjithshme lidhur me jetën e tij jashtë kësaj shtëpie. Mandi flet kryesisht për familjen dhe për vajzën e vogël. Banorët duken shumë miqësorë me të rinjtë. Banorët e rinj duken shumë të lirshëm e të afruar me banorët e vjetër. Bisedat mes tyre janë nga më të ndryshmet. Kështu Bertina dhe Mandi diskutojnë për jetën në Greqi, pasi të dy kanë qenë atje. Mandi tregon se i ka ndjekur banorët nga jashtë dhe se i di pak a shumë historitë e tyre. Të dy flasin për emigracionin dhe Bertina i tregon jetën e saj në Greqi, edhe pse ka qenë shumë e vogël. Ajo tregon se që kur babai i saj u largua nga kjo jetë, ata nuk kanë shkuar më në Greqi. Kështu ajo fillon t’i tregojë për humbjen e të atit dhe kujtimet e tij që i ruan me fanatizëm. Edhe Mandi tregon se e ka humbur të atin kur ka qenë i vogël. Të dy diskutojnë për humbjen e njërit prind dhe vështirësinë e jetës. Bertina shprehet se kjo humbje të shkakton një goditje të madhe, por nga ana tjetër të bën më të fortë në përballimin e jetës.
Keqardhje për largimin e AdësTë gjithë banorët diskutojnë për largimin e Adës dhe shprehen se u vjen keq që ajo doli kaq papritur, pa arritur të tregonte shumë nga vetja. Klodi tregon se i kishte folur Adës që të ishte më e lirshme e të shprehej më shumë gjatë qëndrimit në shtëpi. Ai tregon gjithashtu se në momentin kur duhej të zgjidhte se cilën të shpëtonte, ishte menduar vërtet shumë sepse të dyja vajzat, Oltën dhe Adën i kishte njësoj, madje thotë se tani ndjehet keq që u detyrua të bënte këtë zgjedhje. Banorët e qetësojnë duke i thënë se nuk mund të ndodhte ndryshe. Klodi shprehet se do donte që më mirë të dilte vetë sesa doli ajo, nga zgjedhja e tij. Edhe për Valonin shprehet se i vjen keq që doli, por sipas tij ai i kishte mundësitë dhe nuk i shfrytëzoi duke u bërë pjesë e lojës së dikujt tjetër. Klodi duket i mërzitur dhe uron që Ada ta kuptojë për zgjedhjen që bëri. Erioni thotë gjithashtu se po i vjen keq që Ada doli dhe shprehet se atë e donte vërtet shumë. Ai tregon se e puthi në buzë Adën kur ajo u largua dhe se atë e ndjente vërtet shumë. Domenika i jep zemër dhe i thotë se bëri mirë që e puthi. Erioni rri i mërzitur dhe herë pas here veç thotë se i vjen keq për Adën. Olta tregon se para spektaklit e kapi një ankth, sikur ta dinte që diçka nuk do ecte mirë.
Miri, mes gëzimit dhe hidhërimitBanorët diskutojnë për emocionet e kësaj nate. Miri tregon se ka përjetuar emocione të forta, të bukura, që fillojnë me bisedën me Rezin, ku ai shprehet se është i lumtur, emocione të hidhura kur doli Valoni dhe emocione të bukura se nuk është në nominim. Gjithsesi, ai duket vërtet i lumtur për bisedën me Rezin dhe nuk lë vend pa e shprehur këtë gjë, madje edhe me thirrje të forta. Ai tregon se u qetësua shumë nga biseda me të sepse ishte i shqetësuar për opinionin, për njerëzit se si e kishin pritur atë dhe sjelljen e saj në “Big Brother”. Miri shkon edhe afër Klodit dhe Domenikës dhe duke diskutuar me ta, u tregon se ata duhet të përpiqen ta kuptojnë kur ai u thotë se i vjen keq për Adën.
Raporti mes Bertinës dhe DomenikësSeldi diskuton me Bertinën për mosshoqërimin e saj me vajzat. Ai mendon se vërtet ajo nuk shkon mirë me Oltën apo Domenikën, por kjo nuk mund të jetë e vërtetë për të gjitha vajzat. Seldi mendon se arsyet janë se ajo është tip i ftohtë, se gjithashtu ajo e mendon veten më të mirë se vajzat e tjera e në të njëjtën kohë ndikon edhe lidhja me Erionin. Bertina e kundërshton se nuk është ashtu dhe shprehet se nëse nuk e ndjen afrimin edhe tek personi tjetër, nuk e merr mundimin t’i afrohet. Tek ta vjen edhe Domenika dhe të dyja vajzat sqarohen për keqkuptimin gjatë spektaklit, për njërën nga ditët e javës kur Bertina i ka kthyer një përgjigje jo të mirë Domenikës. Domi tregon se atë ditë nuk ia tha me tendencë ato fjalë, ashtu siç i mori ajo, ndërsa Erioni mendon se nëse Domi do ta njihte Bertinën, do kishte biseduar me të do ta kuptonte dhe pse ajo i ka folur në atë mënyrë. Bertina justifikohet se gjithnjë e ka pësuar nga shoqet dhe se tashmë e ka të vështirë t’u besojë atyre dhe tregon se këto gjëra e kanë bërë që ajo të jetë një tip i mbyllur dhe e rezervuar me të tjerët. Ajo tregon se fillimisht, kur ka hyrë në shtëpi, ka menduar se me Domin do të shkonte mirë, ndërsa Domi i thotë se ajo, tani që mbetën katër vajza, mund të afrohej me to. Ata diskutojnë dhe për rrezikun e eliminimit të Bertinës dhe Seldi shprehet se nuk do donte që ajo të dilte, duke u nisur nga ndjenjat e sinqerta të Erionit për të, ashtu si e mendon edhe ai për Domin. Erioni shprehet se nuk donte që të dilte as Bertina dhe as Ada. Kur Bertina mbetet vetëm me Domin, shprehet se do donte që të dyja t’i jepnin mundësinë njëra-tjetrës për t’u njohur, të paktën këtë javë që ajo e ka të sigurt qëndrimin. Të dyja vajzat mendojnë se kuptohen mirë mes tyre, pikërisht nga historia e njëjtë që i lidh, për lidhjet në shtëpi. Domi e pyet se përse ajo, si foli me Adën, nuk e mori mundimin të bisedonte dhe me të, por Bertina përgjigjet se fakti që Domi i duket i njëjti tip me veten, duke pasur shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën, shpesh e bënte që t’i qëndronte larg dhe shton se i bëhet qejfi që të paktën po bisedojnë e po i japin mundësinë njëra-tjetrës që të përmirësojnë raportin mes tyre.
Historia e jetës së ManalBanorët kërkojnë që të njihen më mirë me ata të rinj e kështu, Hakiu dhe Miri diskutojnë me Manal për jetën e saj. Ata e pyesin për familjen dhe jetën që ka bërë deri tani. Manal tregon se ka një familje të madhe, babai është nga Jordania ndërsa nëna nga Maqedonia, por tani janë të divorcuar. Ajo tregon se ka një familje të madhe dhe se i ruan kontaktet me të dy prindërit, ashtu edhe me motrat dhe vëllezërit. Duke treguar për familjen, Hakiu kupton se motra e Manal dhe vajza e tij janë shoqe të ngushta. Manal tregon se tani po përfundon studimet ndaj nuk punon dhe se në shkollë rezultatet i ka shumë të mira. Ajo diskuton me Jetmirin disa fakte nga historia dhe Miri shprehet se përpara kanë shumë kohë në dispozicion ku të mësojnë për historinë e Shqipërisë dhe të Jordanisë.
Domenika debaton me SeldinBanorët duken paksa të dehur nga pijet alkoolike që kanë pirë. Domenika e këshillon Mirin që të shkojë të shtrihet, ashtu siç bëri dhe Erioni, ndërsa ai thotë se do të rrijë zgjuar e të gëzojë për faktin që nuk është në nominim. Pasi ndahet nga Miri, Domi shkon të bisedojë me Seldin. Ai e qorton që ajo po fliste me Mirin dhe që e këshillonte për gjumin, por Domi ia kthen se i vjen keq për të, ashtu si për çdo person tjetër në shtëpi dhe se ia tha këshillën siç do t’ia kishte thënë çdokujt. Seldi insiston në të tijën se ajo nuk duhej t’i fliste dhe i kujton se Miri e ka mohuar atë si person. Domi nuk kupton se ku do të dalë Seldi, por ai i thotë që të vazhdojë siç e ka nisur e se nuk kanë rëndësi fjalët e tij. Domenika mendon se me Mirin po tregohej xhentile, ndërsa Seldi me fjalët që thotë duket xheloz. Ai citon fjalët e Domit që ia tha Mirit “shko shtrihu për mua”, por ajo sqaron se ia tha si ta kishte mik. Tonet e bisedës sa vijnë edhe ngrihen. Domenika mendon se Miri është më keq se djemtë e tjerë nga ana shëndetësore pas pijes dhe ndaj po e këshillonte. Klodi i jep të drejtë asaj, ndërsa Seldi vazhdon me të tijën.
Komente për zgjedhjen e AdësMiri, Erioni, Bertina dhe Edi diskutojnë për zgjedhjen e Adës për eliminimin e dytë. Ata shprehin habinë që asnjë nuk e zgjodhi Adën për ta shpëtuar dhe këtë e thonë për Klodin që zgjodhi Oltën, por Bertina mendon se ata të dy janë shokë të ngushtë. Ata mendojnë fillimisht se Ada zgjodhi Bertinën si konkurrente për eliminimin e dytë si shenjë hakmarrje, por Bertina e hedh poshtë këtë mendim, duke argumentuar se dihej që ajo do zgjidhte Erionin dhe Ada nuk kishte pse të mërzitej për këtë. Miri arsyeton se ndoshta ajo i ka menduar Bertinën dhe Edin si dy konkurrentë më të dobët se ajo. Ai mendon se ajo duhej të zgjidhte Oltën dhe Seldin dhe sipas tij, kështu do kishte shpëtuar. Edi shprehet se nuk e priste zgjedhjen e saj për faktin se rrinin bashkë, por ata e këshillojnë që të mos i besojë njeriu dhe se duhet të ketë besim veç te vetja. Bertina shprehet se disa banorë kanë rënë pre e atij grupi dhe Miri e pohon këtë mendim. Edi shprehet gjithashtu se nuk e priste që Miri ta shpëtonte atë nga nominimi.
Tatiana: “Nuk më vret opinioni për punët”Dy banoret e reja janë ngritur të parat nga gjumi. Ato shkojnë në kuzhinë dhe përgatisin kafen, ndërkohë që presin të çohen edhe të tjerët. Ato bisedojnë përgjithësisht për natën e parë në shtëpi dhe përpiqen që të ndihmojnë njëra-tjetrën me gjuhën shqipe. Edi ngrihet pas vajzave. Pranë tij qëndron Tatiana dhe të dy fillojnë të flasin. Ajo i tregon për jetën e saj se ka lindur në Itali, babai i ka vdekur dhe jeton me nënën dhe njerkun, por herë pas here vjen në Shqipëri, madje më shumë i pëlqen të jetojë këtu. Ajo tregon se ka një motër, por nuk është e lidhur me të si dy motra. Edi e pyet se me çfarë merret dhe Tatiana tregon se punon në një restorant. Ata diskutojnë për krizën ekonomike që ka kapur gjithë vendet dhe sipas këndvështrimit të Tatianës, çdo njeri duhet të përpiqet që ta kalojë dhe nëse i duhen paratë, duhet të bëjë çmos që t’i gjejë ato duke punuar në punë të ndryshme. Kështu ajo ndryshon bisedën dhe thotë se ajo bën çfarëdo lloj pune, nga më të rëndomtat e deri te më të mirat. Ajo mendon se shqiptarët në Shqipëri kanë turp të bëjnë punë të rëndomta, druhen nga opinioni. “Punë ka sa të duash, por këtu duan veç punë zyre”, shprehet ajo dhe shton se kur emigrojnë, shqiptarët i bëjnë të gjitha, pa pasur më turp.
#