E Diel, 1 Nëntor 2026

Klodi ngacmon djemtë

22/03/10 15:30

Klodi ngacmon me fjalë djemtë e shtëpisë. Fillimisht ai u thotë Erionit dhe Edit se i ka ngelur hatri nga ata sepse nuk e kanë përkëdhelur, puthur dhe përqafuar asnjëherë. Kështu Erioni i thotë Klodit që ti afrohet dhe e puth në faqe, e përqafon duke i treguar kështu që ai nuk e ka problem seksualitetin e Klodit. Pas këtij gjesti nga ana e Erionit, Klodi fillon të ngacmojë Edin dhe i thotë se Edi ka frikë nga ai. Edi i thotë se ai nuk ka përse të ketë frikë nga Klodi. Klodi i ndihmuar nga Olta i thotë se Edi i trembet, ndjehet në siklet kur Klodi i afrohet te krevati. Pse rri në siklet, ose largohesh kur unë të vi në krevat? thotë Klodi dhe Edi i përgjigjet ndoshta ngaqë jam mësuar që në krevatin tim të futen vetëm femra. Klodi i thotë se përveç kësaj Edi nuk e ka përqafuar asnjëherë dhe Edi i thotë se do ta bëjë këtë gjë nëse do ta ndjejë.
Pas kësaj banorët bisedojnë për lojën brenda shtëpisë dhe aktrimin. Klodi thotë se ka një zë sensual, por Kika i thotë se ai mund të aktrojë një gjë të tillë, por realisht nuk ka të bëjë fare me sensualizmin. Klodi i thotë se ai nuk e njeh aktrimin dhe se ky që është në shtëpi është edhe në jetën jashtë. Kështu mes tyre fillon një diskutim për akrtimin ku banorët japin mendimet e tyre përreth këtij profesioni. Klodi i thotë Kikës nëse do ti kishin ofruar një rol në Hollywood ku do ti duhet të puthe një mashkull në buzë, a do të kishte pranuar? Kika i thotë se duke qënë një rol dhe për profesionin që ka, sigurisht që do të kishte pranuar. Këtë pyetje Klodi ia bën edhe Edit duke vazhduar ngacmimet e tij. Klodi i thotë Edit nëse do të pranonte që për një rol i paguar me 3 milion euro pa qënë aktor, por që duhet të puthte një mashkull tjetër. Edi i thotë se ai nuk e pranon në mënyrë kategorike një gjë të tillë. Unë nuk mundem që ti shkel disa nga parimet e mia në jetë thotë Edi. Pas përgjigjes së Edit ndërhyjnë edhe banorët e tjerë të cilët e kundërshtojnë duke i thënë se për një shumë të mirë lekësh një aktor, ose edhe një njeri i thjeshtë, mund të pranoj çfardo lloj roli, por Edi vazhdon ta mohojë këtë mundësi për veten e tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›