E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta dhe Edi debatojnë

22/03/10 17:25

Pasi mbarojnë së ngrëni drekën, Olta i kërkon Edit që të sqarojnë disa gjëra të lëna pezull ndërmjet tyre. Kështu të dy dalin jashtë dhe nisin të bisedojnë për disa nga shprehjet e Edit të përdorura gjatë diskutimeve të ndryshme. Olta i thotë Edit se ai kishte thënë që Olta e përdor emrin e tij kur ka nevojë. Edi i thotë se mund të ketë thënë kur është e nevojshme dhe jo kur ka nevoje sepse ai nuk ka këtë mënyrë të foluri. Më pas Olta hap bisedën për ngeljen e hatrit nga ana e Edit kudrejt pjestarëve të tjerë të grupit. Olta i thotë se atij i ngelet hatri shumë shpejt, por nuk bisedon konkretisht. Edi fillon që të sqarohet, por Olta i kërkon që të flasë me emra konkretë duke i thënë se mënyra e të vepruarit të Edit është e gabuar. Edi i thotë se atij nuk i pëlqen që të përdorë emra për gjëra të vogla, ashtu siç bën Olta për të zmadhuar gjërat, që sipas tij nuk është e nevojshme. Edi thotë se ngeli i zhgënjyer për zgjedhjen e Adës ditën e shtunë sepse mendonte që ai kishte më tepër afrimitet me Adën se disa nga banorët e tjerë. Olta i thotë se ndoshta Ada bëri pikërisht këtë zgjedhje edhe duke u nisur nga fakti se Edi nuk flet, i ngelet hatri shpejt etj. Edi i thotë se ai është ok me miqësinë brenda shtëpisë, deri në momentin kur banorët nuk i marrin gjërat në mënyrë tendecioze. Olta e pyet ça pozicioni ke aktualisht në lojë? dhe Edi i thotë se ai është i pozicionuar tek Edi. Të dy debatojnë dhe Olta i thotë se ai po bën lojën e balancimit të marëdhënieve me banorët e të dy grupeve. Ajo thotë se ai nuk mban qëndrim asnjëherë nëpër debate, por është i tërhequr. Edi i thotë se ai ka reaguar sipas mënyrave të tij, jo ashtu siç kanë dashur banorët e tjerë. Olta i thotë se ai po tregohet kontradiktor në shprehjet e tij. Edi ndjehet i ofenduar nga shprehjet e Oltës dhe i thotë se ajo po e përdor tendencën për të kapur atë në fjalë. Ty të duket vetja shumë e zgjuar, por mos kujto se të tjerët janë budallenj. Të lutem shumë, për moshën, mundohu të kesh pak më shumë respekt i thotë Edi Oltës. Edi thotë se po vë re një propagandë, një presion nga ana e disa banorëve kundret tij, të cilët i kanë kërkuar që të mbajë qëndrime, të ndryshojë sjelle. Ai i thotë Oltës se ajo është e fundit që po ia thotë këto gjëra dhe se ai nuk do të ndryshojë sjelljen e tij sepse ia kërkojnë të tjerët, por do të reagojë ashtu siç e ndjen, kur do të dojë dhe si do të dojë vetë. Olta insiston se ai ka 8 javë dhe me të gjithë mban atë balancën e mardhënieve të mira. Edi i thotë se ai mundohet të ketë marrdhënie të mira me të gjithë vetëm atëherë kur e sheh të paarsyeshme që të krijojë mardhënie të këqija me ta. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›