E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muka i dëmtuar, vetëm 10% shanse kundër Bullgarisë

Albania-sport - Kombëtarja shqiptare ndodhet në rezidencën e saj në Hotel "Adriatik" në Durrës. Përfaqësuesja kuqezi zhvilloi sot pasdite një stërvitje të lehtë relakusese. Me përjashyim të mesfushorit Devi Muka (për probleme në kofshën e djathtë) dhe sulmuesit Alban Bushi (gjendje e lehtë gripale) të gjithë futbollistët e tjerë morrën pjesë në këtë seancë shkrythëse.
Mesfushori i Tiranës, Devi Mukaj, në një lidhje direkte për "Rubrikën Sportive" të TVSH sot në mbrëmje, dha këtë vlerësim për ndeshjen me Slloveninë (0-0) : "Ndeshja me Slloveninë ishte një ndeshje relativisht e mirë nga skuadra jonë. Mendoj se lojtarët dhanë më të mirën e tyre, do të thoshja se dhanë dhe shpirtin në fushë.
"E vetmja gjë që i mungoi buzëqeshjes sonë ishte fitorja në atë ndeshje. E dëshironim shumë të gjithë, por futbolli i ka të gjitha rezultatet. Ekipi Kombëtar u paraqit me një ndeshje të mirë duke e vënë Slloveninë në vështirësi, megjithatë kundërshtarët tanë u mbrojtën shumë mirë. Na duhet të bëjmë më të mirën me Bullgarinë.
"Dëmtimi im? U dëmtova në kofshë gjatë ndeshjes. Sipas stafit mjekësor
me 90 përqind nuk mund të udhëtoj së bahku me ekipin drejt Bullgarisë. Do t'i uroja shokëve suksese shokëve në ndeshjen e ardhshme. Gjithcka kisha e dhashë në ndeshjen e parë. Më duhet të pranoj verdiktin e mjekëve".
Devi Mukaj ishte një ndër më të mirët në takimin kundër Sllovenisë dhe mungesat e tij pa dyshim që do të ndihet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›