Klodian Hoxha. Nje 60-vjeçar mes grave “në pushtet”
12/10/2011 Kur gratë vihen në vendin e burrave, shpesh mund të bëhen më burrërore edhe se ata. Dëshira për pushtet shpesh ka të njëjtën shije edhe përgjatë shekujve dhe me gjithë kalimin e viteve shfaqet e pamoderuar në formën e saj fillestare, ashtu si edhe epshi apo dëshira seksuale. Një shfaqje plot humor edhe pse shpesh me detaje që mund të duken “të rënduara”, por që janë funksionale, shfaqja “Gratë në Parlament”, e cila po vjen këto ditë premierë për publikun e Tiranës vjen gjithashtu edhe si një reflektim ndaj qenies njerëzore që i takon ta bëjë secilit prej nesh përtej moralizimeve. Një nga komeditë më të bukura nga autori i madh, ose ndryshe Babai i Komedisë greke: Aristofani, është një vepër e shkruar 2400 vite më parë, por këtu qëndron dhe e bukura e kësaj vepre, vjetërsia dhe ngjashmëria e saj me ditët e sotme. Janë një grup aktorësh të rinj, të cilët e sjellin këtë vepër nën drejtimin e regjisores së re, Elma Dorezi.
Në këtë vepër gratë e Athinës vendosin të reformojnë Demokracinë Athinase. Duke pasur në krye të tyre Praksagorën, e cila bashkë me gratë e tjera vishet si burrë, ato marrin pushtetin në Parlamentin e Demosit, bëjnë ndryshime radikale dhe shkaktojnë situata komike kur vendosin se pasuria, të ardhurat dhe jeta seksuale të jenë të përbashkëta. Komedia diakronike për pushtetin dhe natyrën njerëzore vjen e interpretuar tërësisht nga një trupë aktorësh meshkujsh të përbërë nga: Devis Muka, Besmir Bitraku, Roland Saro, Endri Çela, Visjan Ukcenaj, Klodian Hoxha, Alban Musa, Lorenc Kaja, Genti Deçka dhe Shyqyri Çaushaj. Për një aktor mashkull pjesëmarrja në një shfaqje të tillë është një mundësi e mirë për t’u përshfaqur dhe për të provuar veten. Po si e sheh veten një aktor i ri në skenën teatrore sot, brenda dhe përtej roleve që i ofrohen? Klodian Hoxha në rolin e Blepirit është një prej tyre…
Jeni një nga aktorët që interpretojnë në shfaqjen “Gratë në Parlament”. Si ndjeheni në rolin që keni marrë përsipër të sillni?
Roli im është ai i Blepirit, burri i gjenerales Praksagora që merr pushtetin. Është një personazh që po ta shohësh në këtë pikëpamje vjen si Harapagon që e ka mendjen gjithmonë te paratë, te të ngrënat dhe është njeri që s’ngopet kurrë. Është në moshën 60-vjeçare, ka dhe probleme nga ana seksuale, është impotent. Këtë e vë në dukje në disa momente kur u shkon grave për të mbuluar problemin që ka në realitet. Është një rol shumë i këndshëm, që e kam punuar me dashuri.
Në këtë shfaqje interpretojnë vetëm aktorë meshkuj, një pjesë e të cilëve sjellin në skenë personazhe femërore. Do t’ju dukej më intriguese dhe një lloj sfide të ishit njëri prej tyre?
Aktori është në fillim në proces tavoline dhe shpesh roli i tjetrit të duket më i bukur. Është si puna e dhelprës me rrushtë. Megjithatë, në të vërtetë më pëlqen roli që kam.
Duke u nisur nga shfaqja si e shihni realisht një femër “në pushtet”?
Ne qahemi nga meshkujt po femrat janë më “të rrezikshme” dhe hakmarrëse. (qesh). Realisht mendoj se figura e femrës në politikë është shumë e nevojshme dhe pa to nuk bëjmë dot.
Një pjesë e roleve në të cilat jeni shfaqur deri tani kanë qenë role në komedi. Ju e ndjeni veten më mirë në të tillë role apo në ata dramatike? Nëse është e mundur mund të thoni në sa role keni punuar deri tani dhe cilët prej tyre do të veçonit?
Kam punuar gjithmonë dhe deri tani numëroj rreth 25 role, kryesorë ose jo. Rolet më mirë për mua janë: profesori te “Let’s have sex”, shfaqje e cila fitoi çmimin si shfaqja më e mirë në Festivalin e të Rinjve, rolin e Tarsenit te “Hiqe ministrin nga priza”, shfaqje e cila gjithashtu fitoi çmim si shfaqja më e mirë në Festivalin e Dibrës. Pak vështirë megjithatë të veçoj role, pasi janë bërë me dashuri dhe unë kam investuar për çdo rol sikur ta kem rolin e parë. Kjo është ajo që më bën të jem mirë në skenë, sepse punën e nis sikur ta kem ditën e parë.
Pak rëndësi ka nëse rolet ku interpretoj janë dramatikë apo i përkasin komedisë. Më pëlqejnë të dy zhanret: edhe komedia, edhe drama. Dua ta provoj veten tek të dyja, të provoj, të eksploroj.
Mund të thuash se ju ka buzëqeshur edhe fati, pasi ka shumë aktorë të rinj, të cilët nuk kanë pasur rastin të shfaqen në skenë…
Po, kam pasur fatin e mirë të luaj, më ka buzëqeshur fati. Por nuk e shikoj si të vështirë afirmimin sepse ka mundësi për të gjithë. Nëse ti je i aftë dhe punon, i rri punës mbi kokë dhe jep çfarë kërkojnë regjisorët besoj se mund t’ia arrish. Në fillim duhet megjithatë të të ndihmojë edhe fati. Unë e kam nisur nga zero. Nuk është se kam marrë pjesë gjithmonë në shfaqjet e vëna. Fillimisht jam angazhuar me role të vogla ku kam qenë përkrah aktorëve të mëdhenj me të cilët jemi rritur dhe fillimisht i kemi pasur idhuj, si pikë referimi. Prej tyre unë dhe kolegët e mi bashkëmoshatarë kemi mësuar nga ta edhe në skenë. Profesioni ynë është i tillë që mëson gjatë gjithë kohës. Nuk është se mbarove shkollën dhe u bëre aktor. Mbaron shkollën dhe thjesht shkolla të jep një drejtim, një pikë referimi si mund të shkosh për ku dëshiron të mbërrish. Eksperienca dhe teatri bëjnë të vetën.
Mund të thuash se është po kaq e lehtë të interpretosh edhe në skenën e Teatrit Kombëtar?
Teatri kombëtar është pak vështirë sepse organika është e tillë. Aktorët e tjerë që shkojnë duhet të shkojnë zakonisht për role plotësuese. Ne kemi marrë pjesë. Kam qenë i angazhuar në dy projekte të Teatrit Kombëtar, “Darka e gabuar” dhe “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”. Plus kam qenë dhe me projekte të autorëve të rinj.
Jeni ende një aktor i ri megjithatë mund të thoni cila ishte shtysa e parë që bëri t’i përkushtoheshit aktrimit? Si lindi dëshira për skenën?
Nuk mund të them se kam pasur dëshirë të bëhem aktor, jo se nuk e doja, por më dukej diçka e pamundur. Shikoja filma të bukur dhe thjesht më pëlqente ideja e të qenit aktor. Në qytetin tonë filluan të viheshin shfaqje dhe ka qenë një grup artistësh të rinj amatorë dhe kisha dëshirë të isha pjesë e atij grupi, por isha tip i mbyllur, me komplekse dhe kisha turp. Njëherë më marrin për të kënduar në një festë në shkollë kur isha në klasën e shtatë ku dhe recitova. Duke dalë çuni i tezes më thotë: do të ikësh atje?! Po shkove atje unë do të tallem me ty dhe unë vendosa të mos shkoj fare dhe ai i rrethit të muzikës më kërkonte në pallat. Më pas bëra një shkollë profesionale që nuk kishte lidhje me artin dhe pas asaj vazhdova studimet për inxhinieri elektrike, por gjithë ditën e kaloja te Akademia e Arteve ku takoja miqtë e mi që studionin për pikturë, aktrim, regji. Gjithmonë më thoshin pse nuk vjen këtej se nuk ke lidhje. Derisa një ditë e provova dhe konkurrova. Dëshirë kam pasur të bëhem arkitekt, kam pasur prirje për vizatim. Por edhe aktrimi është një lloj arkitekture.
Atëherë mund të përshkruani mënyrën se si e ndërtoni arkitekturën e një roli?
Procesi i ndërtimit të rolit fillon që në analizë kur merr në dorë tekstin. Hapi i parë është leximi i pjesës, tekstit. Fillimisht prezantohem me punën, çfarë ka bërë ky autor, cili është. Ka shumë pse që bëhen për të arritur te puna finale. Unë e fotografoj rolin dhe them ky është dhe drejt tij do e çoj dhe eci deri në fund për tek ai. Kap një pikë referimi nga jeta, për shembull një person dhe përmes tij ndërtoj karakterin që më duhet në skenë. Aktori është një hajdut. Merr edhe nga personazhet, njerëzit realë. Shpesh pavetëdijshëm merr prej tyre detaje dhe i bën pjesë tënden. Po diskutoja me miqtë e mi që ky proces na ka bërë që edhe në shtëpi t’i shohim dhe analizojmë gjërat shumë thellë. Edhe një fjalë të vogël të thënë, edhe portretin apo shikimin e njerëzve të familjes përpiqesh t’i analizosh jo rrallë. Është një lloj sëmundjeje profesionale. Në këtë kuptim ka dhe hatërmbetje. Mund të them se në këtë kuptim shpesh aktori është fëmijë me teka.
Ku e ndjen veten më mirë në film apo teatër?
Nuk kam shumë përvojë në film. Filmi më duket më komod, por teatri ka më shumë adrenalinë, emocion. Në teatër bën çdo ditë diçka të re dhe fiton emocione të reja.
Së fundi ç’pjesë zë “aktrimi” dhe puna për të në të përditshmen tënde, përtej përgatitjeve për role të ndryshme?
Shoh shumë filma. Më pëlqejnë shumë aktorë si De Niro apo Johny Deep. Shoh dy-tre filma në ditë minimalisht. Mendoj se është ushqimi ynë. Lexoj edhe nga pak, zakonisht pjesë për të cilat më duhet të punoj.