Bankat: Rënie të interesave të kredive deri në dhjetor
12/10/2011 Vendimi i BSH-së për uljen me 0,25 pikë të kostos së lekut rrit konkurrencën dhe stimulon biznesin
Bankat presin një lehtësim të interesave të kredive për tre muajt e ardhshëm. Pas uljes së normës bazë të interesit të lekut, pritet që edhe prirja e interesave për kreditë, sidomos ato në lekë të jetë në rënie. Ulja e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore do të forcojë konkurrencën mes bankave.
Norma bazë
Banka Qendrore vendosi uljen e Normës Bazë të Interesit duke dhënë kështu mundësi për uljen e kostos së kredive dhe likuiditetit. Pak pas mbledhjes së radhës të Këshillit Mbikëqyrës, vetë guvernatori tha se interesi do të ulet në 5 për qind, nga 5.25 që ka qenë deri më tani. “Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25% duke e çuar atë në nivelin 5%. Kjo i shërben arritjes së objektivit për inflacionin në periudhë afatmesme dhe njëkohësisht ofron kushtet monetare të nevojshme për stimulimin e aktiviteteve ekonomike në vend. Kam besimin që masa do të transmetohet në nivelin e caktuar”, tha Guvernatori Fullani. Ulja e normës bazë vjen pas vendimit të 23 marsit të këtij viti kur u vendos rritja e saj me 0.25 pikë përqindje. Ky vendim përkthehet me stimul të ri për biznesin dhe ekonominë shqiptare, pasi ndikon në kostot e kredisë në lekë. Huamarrja më e lirë ndihmon si bizneset, ashtu dhe borxhin që qeveria merr për nevojat e saj. Veç kësaj ndihmohet shtimi dhe ulja e kostos së parasë në qarkullim.
Interesat e kredive
Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se në gjashtë muajt e parë të vitit kreditimi i ekonomisë vijon të ruajë ritme të moderuara rritjeje, i diktuar kryesisht nga kërkesa e ulët për kredi nga sektori privat dhe nga pasiguritë për të ardhmen. Interesat për kredinë në lekë kanë qenë të qëndrueshme dhe në nivele më të ulëta se tremujori i kaluar. Ndërkohë, përkeqësimi i mëtejshëm i cilësisë së portofolit të kredisë nuk ka favorizuar lehtësimin e mëtejshëm të standardeve të kreditimit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i normave të interesit Euribor me afat 1-,3- 6- dhe 12- mujor në muajin qershor ishte mesatarisht 1.28, 1.49, 1.75 dhe 2.15% duke u rritur respektivisht me 0.38, 0.31, 0.26 dhe 0.22 pikë përqindje nga muaji mars. Norma e interesit Libor me afat 3-mujor për dollarin amerikan regjistroi një ulje të lehtë prej pesë pikë bazë, duke shënuar 0.25% në muajin qershor.
Kredia në euro më e pëlqyera
Bankat në vend i janë kthyer kredisë në euro, duke pakësuar sasinë e asaj që jepet në lekë dhe në dollarë, krahasuar me një muaj më parë. Statistikat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për kreditë me afat më të gjatë, siç janë 3-5 vjet apo mbi 5 vjet, sasia e kredisë së dhënë në euro është rritur. Në shifra, bankat kanë dhënë 11 milionë euro kredi, krahasuar me 6.4 milionë euro që ishte në prill. Për kredinë mbi 5 vjet, kredia e dhënë ka qenë në masën 24 milionë euro, ndërkohë që në muajin prill ishte 19.8 milionë euro. E kundërta ka ndodhur me kredinë në dollarë, e cila ka vijuar tendencën e saj rënëse në sasi. Kreditë 3-5 vjet kanë qenë në masën 0.5 milionë dollarë, në ndryshim nga 0.6 milionë dollarë që ishin në muajin prill. Për kreditë mbi 5 vjet janë dhënë 1.5 milionë dollarë dhe sërish vihet re rënie krahasuar me prillin, kur sasia e kredisë së dhënë në dollarë ishte 3.7 milionë dollarë. Të njëjtin fat si kredia në dollarë ka pasur edhe ajo në lekë. Ajo me afat 3-5 vjet ka pësuar rënie, ku nga a 830 milionë lekë që ishte në prill, në maj ka arritur 704 milionë lekë. Kurse sasia e kredisë së dhënë për afat mbi 5 vjet ka rënë nga 2.1 miliardë në prill në 2 miliardë lekë në maj.
Kredia për sektorin privat
Kredia për ekonominë sipas Bankës së Shqipërisë në muajt prill dhe maj është zhvilluar në të njëjtën linjë si në tremujorin e parë të vitit. Në terma vjetorë, ajo është rritur mesatarisht me 11.4%,ose 1 pikë përqindje më shumë se në tremujorin e parë. Pastruar nga efekti i kursit të këmbimit, rritja vjetore e kredisë për sektorin privat rezultoi mesatarisht 10.4%, duke mbetur pranë ritmeve të shfaqura në tremujorin e parë. Gjithsesi, në 2 muajt prill- maj, portofoli i kredisë së bizneseve u rrit lehtësisht duke devijuar nga sjellja sezonale historike e vërejtur. Nga ana tjetër, kredia për individë ka ndjekur tendencën e gjallërimit të shfaqur që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Ecuria e ngadaltë e kredisë për sektorin privat reflektohet edhe në impulsin e ulët dhënë prej saj në ekonomi. Në fund të tremujorit të parë të vitit, ajo qëndron në 39% ndaj PBB-së, me një ndryshim vjetor në nivele të ulëta historike, prej 1.2 pikësh përqindje.