Klodiana Cankaj bashkëpunon me mjekët për zhvatjen e pacientëve në klinika private

Drejtoresha e APP bllokon tenderin e protezave që vendosen në koronaret e zemrës, pasi u shpall fituesi
Korrupsioni galopant që ka përfshirë shëndetësisë në vend, ka si aktorë jo vetëm përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe të tjerë. Agjencia e Prokurimeve Publike, me në krye drejtoreshën Klodiana Cankaj, tashmë është e përfshirë totalisht në shpalljen e tenderëve sipas preferencave dhe jo sipas ligjit. Pas tenderit për pajisjen me pajisje mjekësore të spitalit Shefqet Ndroqi, i cili u bë në Austri dhe u fitua nga firma austriake, pas skandalit që Ministria e Shëndetësisë u akuzua se ka përdorur disa prokurime publike me procedura të kufizuara, kur ligji parashikon vetëm disa lloje tenderësh që mund të zhvillohen me procedura të tilla, si dhe pas paditjes në prokurori të drejtoreshës së APP, Klodiana Cankaj nga shoqëria Gaman Albania sh.p.k për shpërdorim detyre dhe shkeljes së barazisë në tenderë, një tjetër skandal i rëndë ka pllakosur këto ditë mjekësinë shqiptare. Para pak kohësh u zhvillua tenderi me objekt Blerje materiale konsumi për hemodinamikën në QSU Nënë Tereza, Tiranë. Ajo që çuditi të gjithë është se pasi u shpall fituesi i lotit të stenteve (protezave që vendosen në koronaret e zemrës), pra materiali kryesor në angioplastikë, drejtoresha e Agjencisë së Prokurimeve publike, Klodiana Cankaj e bllokon tenderin gjoja për të kërkuar sqarime. Përse dikasteri i saj e shpalli fituesin dhe për rrjedhojë duhet të lidhej kontrata me firmën fituese? Sa herë të tjera ka bllokuar zonja Cankaj tenderë pas shpalljes së fituesit? Përse zonja Cankaj, pasi ka marrë sqarimet nuk e lejon firmosjen e kontratës? Megjithëse Cankaj ka në dorë të gjithë faktet e nevojshme për të lejuar firmosjen e kontratës nuk e bën këtë akt, pasi ajo ndoshta është e interesuar që çdo ditë 4-5 persona të mos bëjnë koronarografinë në QSU Nënë Tereza Tiranë, por ti drejtohen privatit duke paguar rreth 5 mijë euro. Ndoshta kështu shpjegohet fakti që edhe firma që ka protestuar, ka si kontrata të ngjashme (kusht për tu kualifikuar) vetëm ato me spitalin privat ku bëhen koronarografitë e zemrës në Tiranë. Ndoshta fitimet përrallore që përfitojnë privatët do ta shtyjnë zonjën Cankaj ta anulojë fare këtë tender në mënyrë që sa të ribëhet, pacientët të drejtohen te privati. Tashmë duket se zonjës Cankaj i është tërhequr laku te fyti, pasi ata që e kanë vendosur në atë pozicion, po i kërkojnë që të bëjë edhe të pamundurën për të rritur fitimet e dirigjentëve të saj. Aq më tepër që tani i kanë premtuar që do ta bëjnë edhe kandidate për deputete në Elbasan.
Padia në prokurori ndaj Cankajt
Gaman Albania sh.p.k kallëzon në prokurori Drejtoreshën e Agjencisë së Prokurimit Publik, Tiranë, Klodiana Cankaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë. Shoqëria që ka kërkuar procedim penal ndaj drejtoreshës së APP, Cankaj, pretendon se kjo shoqëri ka marrë pjesë në disa tenderë me shuma të konsiderueshme, të organizuar nga këto ente prokuruese: QSUT Nënë Tereza, Tiranë, Ministria e Shëndetësisë, Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik, Mbretëresha Geraldinë, Tiranë si dhe Spitali Rajonal Durrës. Gjatë gjithë procedurave të zhvillimit të këtyre tenderëve, kjo shoqëri pretendon se është shmangur nga fitimi i tenderit me qëllime të pastra korruptive, duke krijuar favorizime për firma të cilat preferoheshin nga organizatorët dhe drejtuesit e këtyre tenderëve. Sipas saj, në tenderin e zhvilluar nga enti prokurues QSU Nënë Tereza, firma fituese ka afruar në ofertë një produkt të një kompanie të huaj dhe si mostër ka paraqitur një produkt të një kompanie tjetër. Një tjetër tender në të cilin është privuar sërish shoqëria Gaman Albania, është ai i zhvilluar pranë maternitetit Mbretëresha Geraldinë. Edhe këtu, specifikimet teknike ishin hartuar në mënyrë të tillë që tenderin ta fitojë vetëm një nga firmat e paraqitura, pikërisht firma Montal që është firma e parapëlqyer nga tenderuesi. Gjithashtu, shoqëria Gaman Albania është diskriminuar sërish edhe në tenderin e zhvilluar në Spitalin Rajonal Durrës. Specifikimet teknike të tenderit u hartuan në mënyrë të tillë që fituese të shpallej sërish firma Montal.
Last Updated on Thursday, 21 May 2009 13:55