Pas Barkës, nën hetim edhe ish ministri i Shëndetësisë, Ali Alushani

Dy ish ministrat akuzohen për shpërdorim fondesh në qendrën e fëmijëve të ngujuar, në Poliçan
Një tjetër ish ministër, pas Kosta Barkës do ti shtohet dosjeve voluminoze të hetimeve në ndjekje penale për abuzimet me fondet e fëmijëve të ngujuar në qytetin e Poliçanit, e njohur ndryshe si skandali i shpërdorimit të fondeve të fëmijëve të ngujuar. Burime pranë Prokurorisë së Beratit bëjnë me dije se paraditen e djeshme i është komunikuar marrja nën hetim penal ish ministrit të Shëndetësisë, Ali Alushani, njëkohësisht dhe drejtuesi i bordit të Shoqatës të Fëmijëve të Ngujuar me seli në qytetin e Poliçanit. Ka qenë vetë kreu i organit të prokurorisë, Xhemal Saliaj, i cili ka pohuar se oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë nën hetim dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të implikuar në çështjen e shpërdorimit të fondeve si dhe të falsifikimit të dokumenteve në bordin e ngritur enkas pranë shoqatës për drejtimin e shtëpisë së fëmijëve të ngujuar me qendër në Poliçan. Burime nga prokuroria shtuan se në këto ambiente është paraqitur ish ministri i Shëndetësisë, Ali Alushani, i cili ka qëndruar për më shumë se tre orë në dispozicion të këtij organi ku dhe ka dëgjuar dy akuzat përkatëse të ngritura ndaj tij. Sipas të njëjtave burime nga prokurori, ish ministri Alushani akuzohet për "vjedhje me anë të mashtrimit" si dhe falsifikim dokumenti". Ish ministri Alushani ka dëgjuar akuzat në prokurori, ndërsa ka pohuar se gjatë procesit të hetimit do të dijë të argumentojë punën të këtij e bordi për më shumë se tre vjet administrim të fondeve dhe përdorimit të tyre nga shoqata. Në ambientet e prokurorisë është paraqitur dje edhe shtetasi Demir Hysen Balliu, me detyrën financier pranë këtij bordi dhe i qendrës së fëmijëve të ngujuar. Edhe financierit të kësaj qendre, i janë komunikuar dy akuza të njëjta me ato të ish ministrit Alushani, duke u marrë në ndjekje penale. Prokurori Saliaj bëri të ditur se hetimeve për dosjen voluminoze prej mbi 1000 fletë vazhdojnë ti shtohen edhe hetime rreth personave të tjerë të implikuar në këtë skandal të madh të shpërdorimit të fondit dhe të vjedhjeve të tij nga persona të papërgjegjshëm. Skandali me shpërdorimin e fondeve pranë qendrës së fëmijëve të ngujuar në Poliçan e ka zanafillën rreth 8 muaj më parë, kur disa prindër dhe punonjës të pushtetit vendor të Poliçanit dhe të ndihmës ekonomike kanë denoncuar shkeljet flagrante dhe skandaloze me fondet në këtë qendër fëmijësh të ngujuar, të cilët vinin nga e gjithë Shqipëria. Shkas për marrjen në hetim të dhjetëra punonjësve të kësaj qendre është bërë një ankesë e ngritur nga kryetarja e shoqatës së fëmijëve të ngujuar, njëkohësisht dhe përgjegjëse e administratore e kësaj qendre Liljana Luani, ndaj kreut të bashkisë së Poliçanit për urdhrin e tij në ndalimin e mëtejshëm të shpërdorimit të fondeve. Por pas hetimit, nga prokuroria doli se kreu i bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka ka pasur të drejtë pasi drejtuesit e qendrës jo vetëm që kanë abuzuar me fondet e mara nga shteti dhe nga donatorë të ndryshëm, në këtë rast edhe nga Banka Botërore, por dhe kanë falsifikuar dokumentet në favor të tyre. Sipas prokurorit Saliaj, dosjes voluminoze do ti shtohen edhe fletë të tjera nga hetimet e personave të implikuar në këtë skandal financiar me fondet e fëmijëve të ngujuar.
***********************************************************************
Prokuroria: Barka dha fonde për shoqatën pa licencë të fëmijëve të ngujuar
Ish ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Kosta Barka është njohur pak ditë më parë zyrtarisht pranë Prokurorisë së Beratit me akuzën shpërdorim fondesh. Ish ministri Barka do të hetohet në gjendje të lirë me akuzën shpërdorim fondesh, kjo e fundit ngritur pas skandalit që shpërtheu pranë shoqatës të fëmijëve të ngujuar në qytetin e Poliçanit. Ish ministri Baka është paraqitur pranë Prokurorisë së Beratit pak ditë më parë, ku është njohur me akuzat që rëndojnë mbi të. Barka nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, megjithëse gjatë hetimeve organi i akuzës ka zbuluar se ish ministri i Punës, Kosta Barka i ka dhënë fonde shoqatës të palicencuar të fëmijëve të ngujuar, e ngritur në Poliçan. Ish ministri Barka akuzohet se ka shkelur aktet nënligjore të nxjerra prej tij, duke mos e kaluar çështjen e kësaj shoqate për licencim tek një komision i ngritur në ministri, ku kryetar ka qenë zëvendësi i tij. Duke shkelur këtë udhëzim, Barka i ka dhënë fonde një shoqate të palicencuar për trajtim të fëmijëve të ngujuar, çka do të pasohej me një skandal të zbuluar nga organet e prokurorisë pas denoncimeve të njëpasnjëshme të prindërve të fëmijëve por edhe nga kolektivi punonjës i kësaj shoqate në qytetin e Poliçanit. Gjatë hetimeve u vërtetua se fëmijët në qendrën e ngritur jetonin në kushte jo të përshtatshme dhe se në disa raste kushtet i kalonin ato mizerabël dhe tepër të vështira. Duke mos ditur destinacionin e fondeve të dhëna nga buxheti i shtetit ku bëhet fjalë për miliona lekë, prokuroria filloi hetimet ndaj pushtetit lokal të qytetit të Poliçanit. Por gjatë procesit hetimor, prokuroria studioi aktet ligjore ku një përgjegjësi të madhe për akordimin e fondeve ndaj shoqatës mbante vetë ish ministri Barka, kanë bërë të ditur burime nga organi i akuzës. Për këtë prokuroria ka thirrur si të pandehur ish ministrin Barka, ku dosja me akuzat ndaj tij, tashmë do ti kalojnë organeve të gjyqësorit për të përfunduar hetimet ndaj këtij personi të akuzuar për skandalin e fëmijëve të ngujuar në qytetin e Poliçanit.