Klodiana Shala ne gjysmëfinalet e Europianit
Për herë të parë në historinë e "mbretëreshës" shqiptare një atlete e garave të vrapimeve "cek" gjysmëfinalet e një kampionati europian. Dhe këtë e ka bërë dje, Klodiana Shala, në garën e 200 metrave. Shala ka thyer rekordin kombëtar me kohën 23"55 dhe arrin të "cekë" për herë të parë gjysëmfinalet e Europianit të 19-të të Atletikës, që po zhvillohet në Goteborg të Suedisë. Kështu rriten shpresat e një finaleje të mundshme nën ngjyrat kuqezi në këtë europian. E kjo do të ishte padyshim dhe suskesi më i madh i Klodiana Shalës në karrierën e saj si atlete. Shala ka konkurruar në baterinë e dytë, më e vështira e 200 metrave, në korsinë 7. Ajo ka prekur finishin në vendin e 5-të, me kohën 23"55, duke lënë pas finlandezen Sari Keskitalo dhe norvegjezen Elisabet Sletum, të cilat kanë dhënë të njëjtën kohë me Klodiana Shalën. Por, atletja shqiptare është kualifikuar për në gjysmëfinale, si një ndër 4 kohët më të mira të të gjitha baterive, pas kualifikimit direkt të tri vendeve të para në cdo bateri. Garat gjysmëfinale të 200 metrave për femra, zhvillohen sot në orën 18.45. Nga raundi i parë janë kualifikuar për në gjysëmfinale 16 atlete. Koha më e mirë në garat eliminatore të 200 metrave është dhënë pikërisht nga rusja Julia Gushkina me kohën 22"69, ndërsa rezultati i dytë më i mirë është dhënë nga Natalia Rusakova me kohën 22"75. Rusakova ka konkurruar në baterinë e Shalës, duke u renditur e para. Rekordi Europian i 200 metrave është 21"71 dhe mbahet që nga viti 1979 nga gjermanolindorja Martia Koch.
Vetëm pak muaj më parë, Klodiana Shala theru rekordin e 200 metrave në garat e Kampionatit të 68-të Kombëtar të Atletikës, me 23"67 dhe dje, ajo e përmirëson sërish këtë rekord me 23"55, në garat eliminatore të Kampionatit të 19-të Europian të Atletikës. Po sot, në orën 11.25, për ngjyrat kuqezi, do të konkurrojë dhe atleti Elton Bitincka në garat eliminatore të 110 metrave me pengesa.
Aida Tuci
Atletet e kualifikuara në 200 metra
Julia Gushkina Rusi 22"69
Natalia Rusakova Rusi 22"75
Kim Gevaert Belgjikë 22"83
Monika Bejnar Poloni 23"07
Angjela Morosanu Rumani 23"14
Hana Marien Belgjikë 23"24
Muril Hurtis Francë 23"27
Zhaklinë Poelman NED 23"35
Jala Gangnus Gjermani 23"39
Olena Chebanu Ukrainë 23"41
Katerina Kondratyeva Rusi 23"41
Olivia Borlee Belgjikë 23"48
Silvana Féliks Francë 23"50
Eleni Artymata Qipro 23"51
Klodiana Shala SHqipëri 23"55
Belen Recio Spanjë 23"62