Klodiana Spahiu dhe Agron Gjekmarkaj zv.kryetarë të Kuvendit, zgjidhen sekretariatet dhe Byroja parlamentare

TIRANË, 16 shtator/ATSH-Maela Marini/ Klodiana Spahiu u zgjodh sot zëvendëskryetare e Kuvendit me propozim të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa Agron Gjekmarkaj u zgjodh zëvendëskryetar me propozim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi sot në seancë plenare projektvendimin për zgjedhjen e dy zëvendëskryetarëve të Kuvendit, pas këshillimit me kryetarët e grupeve parlamentare.
Po ashtu, Peleshi informoi mbi kryesimin dhe anëtarësinë e sekretariateve dhe të byrosë së Kuvendit.
Kuvendi vendosi zgjedhjen e anëtarëve të sekretariateve të Kuvendit si më poshtë:
Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit: Milva Ekonomi, sekretare; Belind Këlliçi sekretar; Evis Kushi, anëtare; Anila Denaj, anëtare; Igli Cara anëtar.
Sekretariati për Procedurat dhe Votimet: Ulsi Manja sekretar, ndërsa Saimir Hasalla, Arkend Balla, Blend Himçi dhe Saimir Korreshi anëtarë.
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Flamur Hoxha sekretar; Besa Spaho dhe Ceno Klosi anëtarë.
Sekretarit për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet Parlamentare: Fatmir Xhafaj sekretar, Erion Malaj dhe Greta Bardeli, anëtarë.
Sekretariati për Marrëdhëniet me Jashtë: Taulant Balla sekretar, Igli Hasani dhe Tritan Shehu anëtarë.
Sekretarit për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit: Blendi Klosi sekretar, Bora Muzhaqi dhe Besart Xhaferri anëtarë.
Byroja Kuvendit: Niko Pelelshi, kryetar i Kuvendit, Klodiana Spahiu, zëvendëskryetare e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj zëvendëskryetar i Kuvendit, Milva Ekonomi, sekretare për Buxhetin; Belind Këlliçi, sekretar për Kuvendin; Ulsi Manja sekretar për Procedurat e Votimit; Flamur Hoxha sekretar për Statusin e Deputetit; Fatmir Xhafaj sekretar për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet Parlamentare; Taulant Balla sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë; Blendi Klosi sekretar për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit.
/a.f//r.e/