E Martë, 3 Nëntor 2026

Klop: Përse refuzova Manen në Dortmund

Në një dokumentar kushtuar jetës së Sadio Mane, Jurgen Klop ka treguar një prapaskenë, të cilën pakkush e dinte. “Mbaj mend takimin tim të parë me Sadion. Ndodhi në Dortmund. Kisha përballë një djalosh të ri, me kapele bejsbolli dhe me çufkë flokësh të lyer me ngjyrë të verdhë. Më shumë se një futbollist ngjante me një këngëtar hip-hop. Nuk biseduam shumë, mendova me veten: ‘Po humb kohë më kët뒔, tregon Klop në dokumentarin “Made in Senegal”.

Gjermani shpjegon se përse nuk kishte firmosur me sulmuesin, me të cilin do të bashkëpunonte vite më vonë në Liverpul. “Në atë kohë unë në Dortmund kisha një ekip shumë të mirë. Po shikoja për dikë, të cilin mund ta zhvilloja vetë dhe se nuk do të kërkonte që të ishte titullar”, tregon Klop. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›