E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, 4 persona të dyshuar për terrorizëm dënohen me 5 deri 16 vjet burg

ANGLI - Katër persona u dënuan sot nga pesë deri në 16 vjet burg, të dyshuar për akte terroriste, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Zahid Iqbal, 31 vjeç dhe Mohammed Sharfaraz Ahmed, 25 vjeç, u dënuan me 16 vjet burg", theksuan burimet zyrtare britanike.

"Ata kishin planifikuar të dërgonin një automjet të telekomanduar me një bombë artizanale në një bazë ushtarake", shtuan burimet zyrtare vendase.
Sipas burimeve zyrtare, përgatitjet për këto atentate datojnë gjatë periudhës 1 janar 2011 dhe 25 prill 2012.

Umar Arshad, 24 vjeç u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa Syed Farhan Hussain, 22 vjeç, me pesë vjet burg.

(a/k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›