E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon hetimi mbi vrasjen e gazetares Politkovskaja

MOSKË - Përfundon në Moskë hetimi penal kundër pesë të akuzuarve të përfshirë në vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaja, më 7 tetor të vitit 2006, njoftuan burime zyrtare vendase.

''Grupi i hetuesve ka mbledhur prova dhe fakte të mjaftueshme kundër pesë personave të përfshirë në vrasjen e gazetares ruse Ana Politkovskaja dhe i kanë dërguar dosjet respektive të të pestëve në Prokurorinë e Përgjithshme ruse, për formulimin e akuzave kundër personave të sipërpërmendur që më pas pritet të dërgohen në gjykatë'', njoftoi sot përmes një deklarate për shtyp Komisioni i Hetimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›