SHBA, një diamant rozë shitet... 40 milionë dollarë!
SHBA - Një diamant rozë 34,64 karatsh u shit në ankand në Nju Jork me një vlerë prej 40 milionë dollarësh, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.
"I mbiquajtur 'Diamond Princess', guri i çmuar është një prej diamanteve më të mëdhenj dhe më të bukur rozë në botë", theksuan burimet zyrtare vendase.
Guri i çmuar i përkiste dikur familjes mbretërore të Hyderabad dhe që nga viti 1960, ai ishte në pronësi të kompanisë "Van Cleef & Arpels".
Kompania e kishte blerë këtë diamant 1,3 milionë dollarë. Rekordi i mëparshëm për një shitje diamanti ishte 24,3 milionë dollarë.
(a.k/ata/BalkanWeb)