Klopp refuzon Liverpoolin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka mohuar spekulimet se mund të bëhet menaxher i ri i Liverpoolit.
Gjiganti nga Premierliga ka përpiluar një listë prej 12 kandidatëve për pasardhës të Kenny Dalglishit e në të figuron edhe emri i Kloppit. Por, ai ka insistuar se nuk planifikon të braktis Dortmundin.
“Jam i vetëdijshëm për interesimin nga Anglia dhe është nder i madh për mua të kërkohem nga klube të mëdha. Por, kam kontratë me Dortmundin deri më 2016 dhe nuk do të shkoj askund”, deklaroi Klopp për Bild.de.