E Diel, 1 Nëntor 2026

Njësia 8 në Tiranë, kampionat minifutbolli me 32 ekipe

Ndërsa në stadiumin Allianz Arena ne Gjermani luhet finalja e madhe Bajern i Munihut- Chelsea, të rinjtë e njësië 8 në kryeqytet, vendosin të luajnë për kupën e tyre, kupën zemra e Tiranës.

Është projekti më i ri i kësaj minibashkie, që për një muaj me radhë do të vërë përballe 32 ekipe në minifutboll drejt finales së madhe, ku eikpi fitues do të shpërblehet me 1 mijë euro.

Për kreun e Asamblesë së PS-së në njësinë 8, Ervin Bushati, cmimi i vërtete dhe vlera më e madhe në këtë aktivitet është harmonia që krijohet në këtë komunitet.

Gara u cel zyrtarisht me gjuajtjen ish-portierit të kombëtares Bledi Nallbani, banor i njësië 8. Tashmë banorët kanë përzgjedhur ekipet e tyre të zemrës, mbetet vetëm për tu pritur finalja që do të nxjerrë edhe ekipin fitues.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›