Kontratë e re për Arbeloan

Real Madridi është i gatshëm të vazhdojë kontratën me mbrojtësin e djathtë Alvaro Arbeloa, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.
Menaxheri i tij, Manuel Garcia Quilon ka filluar bisedimet me drejtuesit e gjigantit madrilen rreth arritjes së një marrëveshjeje të re dyvjeçare për vazhdimin e qëndrimit të Arbeloas në Santiago Bernabeu.
Në rast se nënshkruan kontratën e re, Arbeloa do të jetë i lidhur me Realin deri në vitin 2016, kur do të jetë 33 vjeç.