Seedorf mban opsionet e hapura

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf ka theksuar se mban të gjitha opsionet e hapura pas njoftimit për largimin e tij nga San Siro.
Edhe pse 36 vjeç, veterani holandez nuk planifikon të pensionohet.
“Jam i fundit nga gjenerata ime që ende luan andaj do të më pëlqente të vazhdoj. Brenda dhjetë ditësh do të kem gjërat më të qarta, i mbaj të gjitha opsionet e hapura dhe jam i lumtur që kam disa oferta”, deklaroi Seedorf për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.