Klopp vlerëson punën e Mourinho-s: Tottenham, një makinë rezultatesh

“José Mourinho ka transformuar Spurs në një makinë rezultatesh”. Jurgen Klopp e tha këtë në konferencën për shtyp në prag të përplasjes direkte me Tottenham. “Kjo është e drejtë. Ata kanë performuar mirë dhe nëse nuk janë në formën më të mirë, ata kolektivisht mbrojnë dhe fitojnë. Janë mbresëlënës, por unë nuk jam i befasuar”.
“Mourinho ishte pothuajse i harruar pas Manchester United, është faji i botës në të cilën jetojmë. Nëse nuk fitoni sot, njerëzit ju kritikojnë, edhe nëse dje keni pasur shumë suksese. Unë nuk jam i befasuar nga rritja e tyre”.
“Ata kanë shumë ngjashmëri me ne: ata krijuan dhe ndërtuan, luajnë futboll. Nëse shikoni ndeshjet e tyre, e kuptoni se janë një ekip i vërtetë futbolli dhe luajnë futboll të mirë. Nuk mund të jeni në krye të tabelës vetëm në kundërsulm”.