E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liverpool ka mungesa? Mourinho bën listën: Alisson është mirë…

José Mourinho foli në prag të ndeshjes kundër Liverpool, një përplasje midis dy skuadrave kryesuese të Premier League. Kur u pyet për listën e dëmtimeve të Reds dhe ekipin që ai pret të përballet, Mourinho u përgjigj mjaft befasues: “Unë mendoj se Alisson nuk është i dëmtuar. Alexander-Arnold nuk është i dëmtuar, Matip besoj se do të luajë, Fabinho nuk është i dëmtuar , Robertson nuk është i dëmtuar. Henderson nuk është i dëmtuar, Wijnaldum nuk është i dëmtuar, Salah nuk është i dëmtuar, Firmino nuk është i dëmtuar dhe Mane nuk është i dëmtuar. Van Dijk është i dëmtuar dhe Van Dijk është një lojtar i shkëlqyer, natyrish”t.

“Tani, unë mund të bëj listën e dëmtimeve në Tottenham: kemi dy djem nën 16 vjeç të dëmtuar, dy në U21 dhe tre në U23. Ne kemi Lamela dhe Tanganga jashtë. Por a është Lloris i dëmtuar? Jo. Alderëeireld jo, si Dier, Reguilon , Kane, Son dhe Lucas. Pra, ku janë dëmtimet?  Ka, është normale. James Milner është i dëmtuar, si Lamela është i dëmtuar. Çdo klub ka të dëmtuar herë pas here. Liverpool ka pasur vetëm një dëmtim të rëndë, që është Van Dijk”.

Më pas një koment për punën e tij – “Ne jemi një ekip i mirë që punon shumë, por unë do të thoja që Liverpool është rezultat i – nëse nuk gaboj – 1894 ditë pune me Jurgen, ndërsa ne jemi rezultat i 390 ditëve të punë. Sidoqoftë, këto 390 ditë janë “fallso”, sepse shumë prej tyre i kaluam në karantinë. Pra, nga pothuajse 2000 në 300 është një hendek  i madh”.

“Unë mund t’u jap vetëm kredite lojtarëve dhe jam shumë i lumtur me atë që po bëjnë. Ne do të shkojmë atje dhe do përpiqemi të fitojmë ndeshjen, është mënyra se si mendojmë këtë sezon dhe nuk ka të bëjë me të qenit i pari në kampionat apo jo, ka të bëjë vetëm me përpjekjen për të fituar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›