E Diel, 1 Nëntor 2026

Klos, gjendet i mbytur në liqen 37-vjeçari, policia nis hetimet

KLOS - Një person rreth 37 vjeç është gjetur i mbytur mesditën e sotme në liqenin e Shkopetit, në Klos në rrethin e Matit.

Viktima është Nazmi Diku 37 vjeç, banori i fshatit Bejn të rrethit të Matit dhe vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Sipas korrespondentit të A1 Report në Bulqizë Daniel Shehu, 37-vjeçari ka qenë duke kullotur lopën, në momentin që e ka zënë sëmundja dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë ka humbur jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur më tej vdekjen e 37-vjeçarit.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›