E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit në koma, ndahet nga jeta ish tekniku kuqezi, Mehdin Zhega

Pas një viti në koma, ndahet nga jeta në moshën 66- vjeçare, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Mehdin Zhega. Baba i dy fëmijë, Zhega ndërroi jetë sot rreth orës 15.00 në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në spitalin neurokirurgjik ku ai po kurohej prej kohësh pas një hemoragjie të rëndë cerebrale që i kishte shkaktuar paralizë të përgjithshme. Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtarë ka pësuar një aksident të rëndë në kohën që ndodhej në Kanada. Aksidenti ka rezultuar shumë i rëndë, pasi ekzaminimet kanë konfirmuar një dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë.Pak kohë më parë ka qenë kreu i shtetit, bamir Topi i cili ishte inetresuar personalisht nga afër për gjendjen dhe shëndetin e ish-futbollistit dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, ndërsa dhe Federata Shqiptare e Futbollit kishte ofruar ndihmën e saj.

Në vijim Biografia e plotë e ish teknikut kuqezi, Mehdin Zhega:

Medin Zhega ka qënë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Ai ka lindur në Shkodër më 31 janar 1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Kimi-Mercologji. Ka kryer studimet e larta edhe në Intitutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve "Vojo Kushi" (sot Akademia e Sporteve).
Në periudhën 1963–1979, ka luajtur futboll me ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të vendit, i shquar si golashënues në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga viti 1965 e në vazhdim ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të futbollit. Në vitin 1981 mbaron shkollën e trajnerëve në Austri. Ka kryer gjithashtu një seri kualifikimesh për trajner, jashtë vendit.
Në vitet 1984-1986 ka punuar si ndihmëstrajner i ekipit kombëtar dhe atij olimpik. Në vitet 1992-1996 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitet 1999-2001 ka qenë trajner i ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Nën drejtimin e Mjeshtrit Zhega, skuadra ynë Kombëtare, në vitin 2001, fiton turneun "Rothmans" në Maltë.
Ka fituar titullin e lartë "Mjeshtër i Merituar i Sportit".
Jeton në Tiranë dhe ka dhënë leksione futbolli.
Pasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të ekipit Kombëtar të Shqipërisë, post që e mbajti deri në vitin 2001, ai emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Përsëri, këtë post e mban deri në vitin 2010. Në vitin 2009, gjatë transmetimit të spektaklit për nder të 90-të vjetorit të themelimit të klubit shumësportesh "Vllaznia", ai nderohet me titullin "Qytetar Nderi" i qytetit të Shkodrës.
Më 5 maj 2011, gjatë një udhëtimi familjar dhe qëndrimi në Toronto të Kanada-së, ai pëson një aksident i cili fatkeqsisht e dënoi fillimisht me paralizë dhe sot me ndarjen përfundimtarë nga jeta.

 Rama: Trishtim per vdekjen e Din Zheges,nje yll i futbollit te femijerise sone
 

Kreu i PS-së Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish trajnerit të kombëtares, Mehdin Zhega. Përmes rrjetit social Twitter ai shpreh trishtimin, duke e vlerësuar një yll të futbollit te femijerise së tij.
 

“Trishtim per vdekjen e Din Zheges,nje yll i futbollit te femijerise sone e nje burre i mire qe e kam njohur kur drejtonte Kombetaren! R.I.P”shkruan Rama.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›