Dyshohet për qindra të vdekur pas tërmetit në Afganistan

Dyshohet se si pasojë e tërmetit dhe rrëshqitjeve të dheut në veri të Afganistanit, si pasojë e të cilave u mbuluan mbi 20 shtëpi, kanë vdekur më shumë se 100 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale.
Rrëshqitjet e mëdha të dheut kanë mbuluar shtëpitë në fshatin malor, Saxhi Hazara.
Rrëshqitjet pasuan pas tërmetit që goditi rajonin e Hindukushit. Tërmeti i parë kishte një fuqi prej 5.4 shkallë të Rihterit, ndërsa tërmeti i dytë ishte edhe më i fuqishëm, pasi që kishte një fuqi prej 5.7 shkallë të Rihterit.
“Ekipet janë në terren. Rreth 22 familje, të cilat vlerësohet se kanë mbi 100 anëtarë, kanë mbetur nën gërmadha”, deklaroi Mohamad Nazir Kozad, shef i ekipit për ofrimin e ndihmave.
Disa ekipe shpëtimtare janë nisur nga Kabuli për në rajonin e goditur, tha Kozad, duke shtuar se gjashtë persona janë shpëtuar.