E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: 21 janar, valë e re protestash

Partia Socialiste është shprehur sot e vendosur të vazhdojë aksionin opozitar, pavarësisht djegies së fletëve të votimit nga ana e KQZ-së. Deklarata është bërë nga deputeti socialist, Blendi Klosi i cili ka akuzuar Berishën si shkaktar të krizës politike në vend, dhe për këtë arsye ai ka kërkuar dorëheqjen e tij. Klosi, në një dalje publike për mediat ka deklaruar se PS këkrkon zgjedhje të parakohshme, për aq kohë sa PS nuk i jepet e drejta për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe për një palë zgjedhje të ndershme.

Në Asamblenë Kombëtare është diskutuar dhe për strategjinë që do të ndjek kjo forcë politike për këtë vit politik,ndërsa është shprehur hapur se PS do të angazhohet të përshkallëzojë protestat. Në datën 21 janar do të fillojë një valë e re protestash.
 

“Drejtësia të hetojë korrupsionin. Asambleja Kombëtare i bën thirrje intelektualëve, medias së pavarur, shoqerisë civile, sipermarrësve, mjekëve, ish ushtarakeve që ndjehen në opozitë që të jemi së bashku ditën e premte për ta shpetuar të premten nga kjo e keqe, demokracinë e ketij vendi.
Kërkojmë zbardhjen e votave të 28 qershorit, duke hetuar kutitë e materialeve zgjedhore dhe për largimin e Berishës që po grabit vendin” perfundoi Klosi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›