E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Berisha tenton të mbulojë krizën me shpifje

Deputeti socialist, Blendi Klosi, iu përgjigj deklaratave të një sërë deputetësh demokratë, të cilët ditët e fundit kanë sulmuar kreun socialist. Klosi tha se Berisha shpik shpifje në vend që të merret me zgjidhjen e krizës ekonomike e mjaft problemeve që shqetësojnë shqiptarët. "Ky njeri po përpiqet sot të mbajë me çdo kusht një pushtet, kundër vullnetit të popullit të tij.

Në kohën kur qeveritë e së gjithë botës prodhojnë politika për të lehtësuar impaktin e krizës mbi qytetarët, Sali Berisha, si i fundit komunist i mbetur në pushtet në Europë, kërkon të mbulojë krizën përmes shpifjes", nënvizoi Klosi. Ai këmbënguli se ajo çka kemi parë e dëgjuar në këto ditë festash ka qenë gjuha e urrejtjes e përdorur nga Sali Berisha, duke hyrë në këtë mënyrë me dhunë në jetën e familjeve shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›