E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Energjia, qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimit

Opozita akuzoi dje qeverinë shqiptare si bashkëpërgjegjëse për rritjen e çmimit të energjisë. Deputeti i kësaj partie, Ilir Beqja, tha se të tre operatorët që mundësojnë furnizimin me energji elektrike për shqiptarët, janë vënë në garë se kush do të rrisë më shumë çmimin e energjisë. Rritja e kërkuar nga të tre së bashku është më e madhe se 50% e çmimit aktual. "Shtrenjtimi i çmimit të energjisë për familjarët do të rëndojë buxhetet e tyre mujore. Për 2/3 e familjeve në ndihmë ekonomike, invalidët dhe pensionistët, buxheti i shtetit 2010 nuk afron asnjë qindarkë për përballimin e rritjes së çmimit të energjisë", u shpreh Beqja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›