Klosi: Berisha tëpozicionohet mbipasurimin e Priftit
TIRANE- Deputeti socialist Blendi Klosi i kërkoi sot Kryeministrit Berisha të pozicionohet qartë mbi pasurimin e Dritan Priftit. Sipas tij nuk ka shqiptar sot që të besojë versionin e Priftit për fitimin e 1.8 milionë eurove vetëm 3 muaj pas vendosjes në postin e ministrit të Ekonomisë.
“Nuk ka shqiptar sot që të besojë se Dritan Prifti, si pinoku mbolli nën tulla ca qindarka dhe pema e florinjtë i prodhoi 1.8 milionë euro. Sali Berisha duhet të flasë sot ose të pranojë atë që thonë të gjithë, se drejton një qeveri të mbytur nga korrupsioni. Të dalë e të thotë nëse është normale si një ministër i tij futet në një biznes me duar në xhepa dhe të fitojë 2.5 miliardë lekë nga shitja e këtij biznesi, vetëm 3 muaj pasi ai është bërë Ministër i Ekonomisë në qeverinë e tij.” u shpreh Klosi nga foltorja e Kuvendit.
(e.n/BalkanWeb)