E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-sekretari i Metës lihet sërish në burg

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit, pas kërkesës së avokatëve mbrojtës për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria kërkoi lënien në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit, kërkesë e cila është kundërshtuar nga avokati mbrojtës, Ardian Vishaj.

Rrapo është arrestuar për llogari të drejtësisë amerikane, pasi dyshohet për trafik droge. Sipas avokatit, tre oficeret shqiptarë të INTREPOLIT, nuk kishin juridiksion për të arrestuar Almir Rrapon. Zyrtar i ministrit Meta, u arrestua teksa po tentonte të merrte një vizitë pranë ambasadës amerikane në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›