E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, heqja e një shatërvani, proteston shoqëria civile

Shatërvani pranë selisë së Kuvendit ishte ndërtuar në vitin 1923 ndërsa dy ditë më parë është hequr nga Bashkia e Tiranës.

"Kjo dalje jona bëhet me qëllim për të sensibilizuar opinion publik për një tjetër monument që i iku trashëgimisë sonë kulturore", është shprehur studiuesi i njohur Artan Lame.

Sipas tij, “hapat e mëtejshme që ne do të ndërmarrin, janë denoncimi në Prokurori për të gjetur se kush është shkaktari për shkatërrimin e kësaj lulishteje". Ndërsa juristi Ylli Manjani, duke akuzuar bashkinë e Tiranës, u shpreh se po përgatitet një kallëzim penal për heqjen e kësaj vepre kulturore.

“Bashkia ishte institucioni që kishte për detyrë të ruante me ligj këtë monument, është institucioni që e menaxhon këtë pjesë të territorit dhe përderisa ne menaxhimin e saj Bashkia e Tiranës ka dështuar, ose me qëllim e ka shkatërruar atë, kjo mbetet të provohet nga Prokuroria", u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›