E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga katër shtetasve pas një sherri me armë

Në pranga kanë rënë Artur Islam Tresa, 24 vjeç, banues në Selitë, Roland Halit Hoxha, 26 vjeç, banues në Tiranë, Astrit Refat Malaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Emiljano Hair Boçi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë sepse dje në Selitë, shtetasi Artur Tresa, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Malaj, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë 25 vjeçarin Emiljano Boçi, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Në momentet e para të grindjes, shtetasi Emiljano Boçi, në bashkëpunim me shtetasin Roland Hoxha, kanë tentuar të vrasin shtetasin Astrit Malaj, i cili është plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Nga e kryera e veprimeve hetimore, rezultoi se shtetasi Emiljano Boçi, ishte person i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin e datës 20.05.2010, ka vendosur masën e sigurise “Arrest ne burg”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›