E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Berishës i mungon vullneti për zgjidhjen e krizës

Edhe gjatë ditës së sotme, Partia Socialiste është shprehur e gatshme për të dialoguar, duke theksuar  se zgjidhja e krizës mund të arrihet vetëm përmes transparencës së plotë të zgjedhjeve çka thuhet shprehimisht edhe në rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. “Hapja e kutive të votimit është një element i domosdoshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën e këtyre zgjedhjeve dhe si e tillë, ajo përbën një kërkesë të panegociueshme të Partisë Socialiste”, tha deputeti Blendi Klosi. Ai akuzoi Berishën se i mungon vullneti për zgjidhjen e krizës, që sipas tij, po paralizon jetën institucionale si dhe por rrënon ekonominë dhe shtetin e së drejtës.  “Partia Socialiste është po ashtu e vendosur që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcën e pushtetit”, theksoi Klosi.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›