E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Shalsi: Berisha po uzurpon SHISH-in kundër opozitës

Kështu deklaroi sot deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi gjatë një konference shtypi, duke theksuar se nismën e marrë nga qeveria do të deformohet dhe do të politizohet ky institucion, ndryshe ngase ka ndodhur më parë.  Ai shtoi se Berishës i duhet një shërbim sekret për të mos lejuar që opozitarët të nxjerrin në dritë të zezat e keqqeverisjes e të babëzisë së familjes në pushtet. “Ne nuk do ta lejojmë kurrë që edhe shërbimi sekret shqiptar të merret peng në zyrën e Saliut, siç janë marrë peng kutitë e votimit të 28 qershorit”, vijoi deputeti i partisë më të madhe në opozitë. Deputeti Shalsi i ka bërë thirrje Berishës që të tërhiqet publikisht nga plani i tij ogurzi për asgjësimin e pavarësisë së shërbimit sekret.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›