Klosi: Mirëpresim asistencën e Komisionit të Venecias
31/05/2011 Procesi, PS jep mbështetjen për konsulencë ndërkombëtare për
Partia Socialiste mbështet propozimin e ndërkombëtarëve për konsulencë juridike nga Komisioni i Venecies lidhur me procesin zgjedhor për Tiranën. Por një qëndrim i tillë vetëm sa artikulohet nga ana e përfaqësuesve socialistë, pa dhënë asnjë opsion mbi mënyrën se si mund të shkohet te ky institucion. Gjithashtu kampi rozë vijon të këmbëngulë se rezultati real për garën në Tiranë u manipulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Deklarata
Deputeti i PS-së Blendi Klosi, sekretar organizativ pranë kësaj partie, gjatë një deklarate për shtyp i mëshoi sërish faktit se KQZ-ja tjetërsoi të dhënat në tabelat përmbledhëse të çdo KZAZ-je. Sipas tij, kjo është e dukshme sa kohë që me ndërhyrjet e bëra nga ky institucion nuk korrespondojnë më numri i votuesve me numrin e votave në këto tabela. “Jam këtu për të vazhduar transparencën e filluar prej nesh me publikun mbi vjedhjen e kryer nga Arben Ristani në tavolinë për të përmbysur rezultatin e Tiranës dhe kthyer Lulzim Bashën nga humbës në fitues. Shifrat, jo fjalët; numrat, jo argumentet juridike, faktet e 117 kutive të hapura nga Ristani për të vjedhur me urdhër të Saliut, flasin qartë. Çorbë të pangrënshme ka gatuar Saliu me Ristanin duke përzier fletë të gjetura dhe fletë të futura me dorë tri ditë pas shpalljes së Edi Ramës fitues në sytë e gjithë botës me 10 vota plus”, - u shpreh Klosi.
Qëndrimi
Referuar propozimit të ardhur nga ndërkombëtarët për konsulencë ligjore nga Komisioni i Venecies, deputeti socialist vuri në dukje se “mirëpresim propozimin e bërë nga përfaqësues të lartë të politikës europiane për përfshirjen e Komisionit të Venecies në përpjekjen për ti shpëtuar zgjedhjet e 8 majit nga qorrsokaku ku i ka futur Saliu me Ristanin dhe për të dhënë opinionin e kualifikuar e të pakorruptueshëm juridik lidhur me të ashtuquajturat vota të hedhura gabim, të konsideruara të pavlefshme në të gjithë vendin dhe u bënë të vlefshme kur loja mbaroi, në kohën shtesë të imponuar nga Saliu, jo për të dëgjuar zërin e çdo qytetari, por për ta pushtuar edhe Tiranën, siç pushtoi Shqipërinë në vitin 2009, duke shkelur mbi vullnetin e qytetarëve”.
Propozimi i Kukan
Kreu i delegacionit të PE-së për Europën Juglindore Eduard Kukan qe shprehur: “Ekspertë ligjorë dhe ekspertë të Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime të mbështetura në ligj dhe, nëse ata kanë paqartësi, mund tu drejtohen institucioneve ndërkombëtare, ndoshta Komisionit të Venecies, që ka profesionistë të vërtetë. I bëjmë thirrje këtij Kolegji të ndjekë procedura profesionale, transparente dhe të pavarura nga politika.”
PS për propozimin
“Mirëpresim propozimin e bërë nga përfaqësues të lartë të politikës europiane për përfshirjen e Komisionit të Venecies në përpjekjen për ti shpëtuar zgjedhjet e 8 majit nga qorrsokaku ku i ka futur Saliu me Ristanin dhe për të dhënë opinionin e kualifikuar e të pakorruptueshëm juridik lidhur me të ashtuquajturat vota të hedhura gabim, të konsideruara të pavlefshme dhe u bënë të vlefshme kur loja mbaroi, në kohën shtesë të imponuar nga Saliu.”
Socialistët në prokurori për rezultatin e Tiranës
Partia Socialiste depozitoi dje në prokurori padinë për manipulimet në rezultatin për kreun e Bashkisë së Tiranës. Ndër provat që përbëjnë këtë padi përfshihet dhe shënimi në librin e konstatimeve në qendrën e votimit nr. 1931 te njësia nr. 8. Në këtë libër, sipas përfaqësuesve të kësaj partie, dallohet qartë një ndryshim shifre, që vërteton ndërhyrjet në procesverbal pas përfundimit të procesit. PS-ja mendon se përmes kësaj prove, e cila është një nga faktet dhe shifrat e grumbulluara në shumë qendra votimi në Tiranë, të ndihmojë hetimin e prokurorisë. Sipas PS-së, në këtë libër dallohej se ishte shtuar fjalia: "Në qendrën e votimit 1930, 1926, 1927-1 u gjet te kutia për kryetar minibashkie një fletë për kryetar bashkie". Ndërkohë që ky procesverbal i konstatimeve ishte për qendrën 1931, ku shënimi fliste për 3 qendra të tjera. PS-ja ka në dispozicion të saj tabelat e 117 qendrave të votimit që u bënë objekt shqyrtimi nga KQZ-ja për të përmbysur rezultatin për kryetarin e Bashkisë në Tiranë.