PD e PS, ku ndryshojnë kërkesat për vlerësimin e votave
31/05/2011 Historia e kontestimit të votave që nga 2009, pas zgjedhjeve të përgjithshme
Dy ndryshimet kryesore kanë të bëjnë: e para, me atë që do të shqyrtohet; dhe e dyta, me kohën e shqyrtimit. Partia Demokratike ka ushtruar ankesë në KQZ për të shqyrtuar vetëm votat e kontestuara, me të cilat numëruesit, vëzhguesit dhe komisionerët e të gjitha palëve nuk binin në konsensus. Ndërsa Partia Socialiste kërkoi më 2009-n rinumërimin e të gjitha votave, veçanërisht të atyre votave për të cilat kishte konsensus, pavarësisht se nuk kishte vota të kontestuara apo se numri i tyre ishte më i vogël se marzhi i fitores, kështu që nuk do të kishin ndonjë ndikim në rezultat. Kodi Zgjedhor i Shqipërisë bazohet në idenë se në shumicën dërrmuese të rasteve të gjitha palët do të bien dakord për vlefshmërinë ose pavlefshmërinë e një vote dhe kështu nuk ka mjet (mënyrë) për të shqyrtuar një vendim të marrë në mënyrë konsensuale. Në fakt, nuk ka mekanizëm ligjor për të shqyrtuar votat për të cilat të gjitha palët kanë rënë dakord. Kjo u konfirmua nga interpretimi përfundimtar i Kodit Zgjedhor nga Kolegji Zgjedhor, i cili vendosi që, nëse nuk ka pasur kontestim gjatë procesit të numërimit, atëherë nuk ekzistonte ndonjë çështje e diskutueshme që të zgjidhej nga gjykata.
Sidoqoftë, për një numër të vogël votash në çdo zgjedhje palët nuk arrijnë të bien në konsensus. Nëse këto vota të kontestuara nuk arritën të shqyrtoheshin, një kontestim i parëndësishëm do të njolloste sistemin zgjedhor shqiptar, meqë secila palë do të kishte motiv të sfidonte çdo votë në zonat ku ato kishin shumicën e komisionerëve dhe në këtë mënyrë do të merrnin vendimin përfundimtar se cilat vota do të futeshin në tabelën e votave të vlefshme dhe cilat në tabelën e votave të pavlefshme. Kështu, Kodi Zgjedhor shqiptar është shumë i qartë: çdo palë ka të drejtë ti kërkojë KQZ-së të shqyrtojë votat për të cilat palët nuk kanë rënë dakord gjatë numërimit të parë në qendrën e numërimit të votave, në mënyrë që të merret vendimi i saktë për vlefshmërinë ose pavlefshmërinë e votave gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjes nga ana e KQZ-së dhe eventualisht edhe nga Kolegji Zgjedhor.
Ndryshimi i dytë ka të bëjë me kohën, me respektimin e shtetit ligjor dhe me procesin e sistemit zgjedhor, të cilin të dyja palët e miratuan gjerësisht në vitin 2008. Partia Demokratike paraqiti një ankesë brenda 3-ditëve në KQZ, periudhë brenda së cilës lejohen ankimimet sipas Kodit Zgjedhor pas tabelës përfundimtare të rezultateve nga ana e KZAZ-së (KQZ-ja në rolin e KZAZ-së për Bashkinë e Tiranës). Partia Socialiste në vitin 2009 kërkoi vetëm rinumërimin e të gjitha votave, pa paraqitur ndonjë dëshmi dhe pa kërkuar të administronte si dëshmi votat eventualisht të kontestuara që mund të gjendeshin brenda kutive të votimit. Pasi Kolegji Zgjedhor e hodhi poshtë kërkesën e Partisë Socialiste si të pabazuar në ligj, komisionerët e saj në KQZ votuan për certifikimin e rezultatit. Vetëm dy muaj më vonë Partia Socialiste kërkoi shqyrtimin e të gjitha votave, shumë kohë pasi kishte skaduar afati i animimeve, siç parashikohet në ligj. Në vitin 2011 Partia Socialiste përsëri nuk ndoqi rrugën e procesit ligjor, duke deklaruar fitoren bazuar në përfundimin e numërimit të kutive për kryetarin e bashkisë përpara se të paraqitej ndonjë ankesë dhe përpara se KQZ-ja, që vepronte në rolin e KZAZ-së për Bashkinë e Tiranës, të publikonte tabelën përfundimtare të rezultateve. Sërish Partia Socialiste nuk ka kërkuar shqyrtimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara, por i ka kërkuar KQZ-së të shpallë fituesin bazuar në një rezultat paraprak jozyrtar.