Klosi: Pas votimit, ne jemi në protestë

Tiranë, 19 mars, NOA Update Ne ishim dhe jemi në protestë. Kështu është shprehur deputeti socialist Blendi Klosi për mediat, menjëherë pas votimit nga ana e deputetëve demokratë të nismës për komision hetimor për të ashtuquajturën transparencë e zgjedhjeve.
Sipas tij, Partia Socialiste do të mbledhë forumet e saj dhe do të konsultohet për të gjitha masat e aksionit opozitar që do të ndërmarrë pas kësaj që ndodhi në seancën e sotme plenare, ku ajo deklaroi tërheqjen nga nismat e propozuara për hetimin e zgjedhjeve.
Me sa la të kuptohet paraprakisht deputeti Klosi, opozita e fyer nga gjoja reagimi i demokratëve që nuk ua pranuan kërkesën për hapjen e kutive, tani opozita do të zgjedhë sërish rrugën e bojkotit të institucioneve dhe atë të protestave në rrugë, për të ngritur zërin ndaj prekjes së të drejtës së votës së lirë.
n.e/NOA