E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Votimi në Parlament, si në Rushdie

Tiranë, 20 mars, NOA Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e cilësoi votimin e djeshëm në Kuvend, si votimin në Ruzhdie. Në një bashkëbisedim më gazetarët, kreu i PS-së ka sulmuar dhe një herë mazhorancën, duke u shprehur se qeveria ka frikë për hetimin e zgjedhjeve.

U pa qartë se kush i friket transparencës dhe kush e kërkon transparencën. Fakti është shumë i qartë, nuk mund të ketë transparencë pa hapjen e kutive, u shpreh kreu i PS-së.

Ai ka theksuar se Partia Socialiste ka mbështetjen e ndërkombëtarë dhe se votimi i djeshëm në Kuvend, për ngritjen e Komsionit Hetmor ishte një dhunë kartonësh.

Rama theksoi se gjatë këtyre mujove PS-ja ka kërkuar një të drejtë elementare, transparencën e votës së popullit.

Sipas tij e drejta e PS-së bazohet në të drejtën evropiane dhe në Kushtetutën e Shqipërisë.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›