E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Pjesëmarrje e madhe në zgjedhjet e delegatëve

Klosi tha në një konferencë për mediat tha se “57.140 anëtarëve të PS u shprehën dje me votën e tyre për zgjedhjen e Kongresit të ri të socialistëve e të progresistëve shqiptarë. Po të mbajmë parasysh numrin zyrtar të anëtarësisë, shifra e pjesëmarrjes së djeshme ishte 64%. Por po të llogarisim faktin se, njësoj si për zgjedhjet parlamentare apo vendore në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm votuesish që jetojnë në emigracion, pjesëmarrja e djeshme vlerësohet mbi 85%”.

Sipas tij, 57.140 anëtarë kanë zgjedhur dje 865 delegatë me votë të drejtpërdrejtë mes 1380 kandidatësh të propozuar nga organizatat socialiste. “Kjo është demokracia e brendshme në Partinë Socialiste. 344 delegatë janë gra e vajza. Pra mbi 40% e Kongresit të kësaj partie”, shtoi Klosi.

Kongresi i PS do të mbahet në 5 nëntor. “Kongresi i sapozgjedhur ka një mandat të fortë për të bërë zgjedhjet e duhura për një politikë të re të ndryshimit”, theksoi ai. /L.F/Start/

                                                                                             2011-10-23 14:21
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›