Malaj i përgjigjet Ramës

“Përpjekjet e gjithanshme për kufizim të lirisë apo prishja e takimeve te bashkëbisedimit të lirë me janë dëshmi publike e mentaliteteve të frikshme e të frikësuara”, shkruan Malaj në reagim. Më tej, ai ka dhënë arsyet që sipas tij, tregojnë mostransparencën brenda Partisë Socialiste.
-Ndryshimi i Kushtetutës pa transparencë larg debatit publik nuk është element i lirisë, por i frikës nga oponenca e lirë, mendimi ndryshe dhe ekspertiza profesionale.
Sistemi elektoral me lista të mbyllura nuk rriti aspak lirinë e votuesve, por rriti abuzimin e kryetarëve nëpërmjet listave sipas “logjikës së faktit të kryer”. Mosfunksionimi institucional, paraliza totale e forumeve partiake nuk zgjeron liritë e anëtarëve të tyre, por shton risqet për dështime të përsëritura të lidershipit ne dem te interesave themelore të cdo force politike.
Kriza e tejzgjatur politike nuk ka ardhur nga liria e tepërt por nga tepria me bojkotin, grindjet individuale dhe keqpërdorimi i besnikërisë së deputeteve ndaj kryetarëve. Ne dështuam të integrohemi në Evropën e bashkuar të lirive themelore pa kufij, jo sepse kemi liri me tepricë, por sepse lidershipi politik në vend ka vullnet negativ për të ushqyer grindje të përsëritura.
Takimet tona publike dhe shqetësimet tona të ngritura de në PS kanë pasur vetëm një qëllim: rritjen e ndjeshmërisë pozitive të opinionit publik për forcimin e demokracisë pjesëmarrëse për daljen nga kriza
dhe për modernizmin e politikes shqiptare. E keqja e një shoqërie nuk qëndron tek njerëzit e këqij por tek heshtja e njerëzve të mirë, kjo aksiomë filozofike ka shumë vlerë aktuale sidomos për të ardhmen evropiane të shqiptarëve. /Start/
2011-10-24 09:52