E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Raportimi te Fazlliç, takim kriminal

Ish-drejtori i SHISH-it, Fatos Klosi, aktualisht një nga specialistët më në zë për Sigurinë Kombëtare, e ka quajtur takimin e Fazlliç me ministrat shqiptarë një ngjarje kriminale.

Si edhe ish-kryetar i SHIK-ut, ai ka deklaruar se kjo ngjarje i kalon përmasat e një skandali, pavarësisht se në takim ka qenë edhe ish-sekretari amerikan, Tom Rixh, i cili në fakt ende nuk e kishte marrë statusin e këshilltarit të Kryeministrit.

I pyetur për këtë takim, Fatos Klosi ka pranuar të japë versionin e tij mbi këtë rast flagrant, i denoncuar dy ditë më parë në gazetën “Shqip”.

Ky skandal tejkalon kufijtë e së imagjinueshmes, duke e klasifikuar jo thjesht si nxjerrje të informacionit sekret për sigurinë kombëtare, sipas Klosit, por më shumë si një teatër ku Kryeministri komandon kukulla, të cilat kujtojnë se drejtojnë sektorët kyç të vendit.

"Me sa u vura në dijeni edhe nga gazeta, kjo ngjarje i kalon përmasat e një skandali. Për mua është një ngjarje kriminale. Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar që të vijë një delegacion i huaj dhe të mos shoqërohet nga përfaqësues të ambasadës përkatëse", u shpreh Klosi.

Intervisten e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te gazetes "Shqip" (www.gazeta-shqip.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›